|
CECO: VLORA VATRA E TURIZIMIT SHQIPTAR
Perse zgjodhet Vloren per te pushuar zonja, Ceco?
-Per arsye se Vlora, eshte nje nga pjeset me te bukura te Rivieres
shqiptare, kesaj perle te Shqiperise. Po te krahasosh bregdetin e
Vlores, me ate te Durresit, Shengjinit, dhe me gjithe vijen tjeter
bregdetare ka nje diference ne reliev, ka nje diference ne peisazh.
Ketu gjen te gershetuar malin dhe detin, nje bukuri natyrore te
pakrahasueshme. Pa dashur te mohoj edhe bukurite natyrore te pjeses
tjeter te bregdetit te Shqiperise, ne kete aspekt do te thoja se
Vlora terheq edhe vlonjatet, kudo qe kane shtegtuar si zogjte.
Mendoni se perkujdesja e qeverise dhe e shtetit, e maxhorances ku ju
beni pjese, ka qene e mjaftueshme per ka bere Vloren vertet qytet
turistik?
-Turizmi eshte nje nga resurset me te medha, mjedisi per turizmin ne
Shqiperi, jo vetem ne Vlore ka nje nga drejtimet themelore ku duhet
drejtuar vemendja. Them se ka nje ndryshim te madh nga vitet e
meparshme. Nga viti ne vit shikon ndryshime, ne i duam ndryshimet te
behen sigurisht me shpejt, qe te jene me te kapshme, me te prekshme,
me te dukshme. Kjo nuk do te thote qe ndryshime nuk jane bere. Duhet
vene ne balance ajo cka eshte bere, ajo cka eshte per t'u bere dhe
cfare synohet per tu bere me tej, duke pasur parasysh edhe ate qe
njerzit deshirojne. Ne kete aspekt do te thoja se duhet edhe nje
bashkepunim i ngushte edhe i individit pronar edhe i shtetit, qe e
ka tashme te perpunuar, te piketuar, se cilat do te jene drejtimet e
zhvillimit te turizmit ne Shqiperi, qofte edhe per Vloren, qofte
edhe per qytete te tjera bregdetare. Per zona te tilla qe jane me
nje nivel klas, duhet te synohet nje bashkepunim i madh mes shteti
dhe individit per te transformuar ose per te krijuar kushte te tilla
vetsherbimi qe te realizohet nje turizem elitar. Bregdeti shqiptar i
ka te gjitha mundesite qe te zhvilloje te gjitha llojet e turizmit
elitar, popullor, masiv, arkeologjik, alpinistik etj. Keshtu, po te
shikosh mundesite qe te jep Llogaraja per detin dhe klimen malore,
keto jane gjithmone deshira qe nuk jane te largta edhe ne kohe per
t'u realizuar.
E verteta eshte se jane shtuar shume pushuesit ne Vloree, ne brigjet
e Jonit dhe Adriatikut, Himare, Dhermi e deri ne kufi me Saranden,
ka shume kosovar edhe te huaj.Mendoni se kemi arritur ne ate kufi qe
tashme turizmi po zhvillohet realisht?
-Nuk mund te flas per te vene kufi, ky eshte kufiri maksimal dhe nuk
ka me, sepse e mira nuk ka fund, dhe ne kete aspekt duhet programuar
gjithmone se cfare do te synohet per te arritur kete vit, vitin
tjetwr e ne vazhdim. Jam vete deshmitare qe ka nje dyfishim te
njerezve te ardhur ne Vlore, per te pushuar. Kjo, eshte shume
domethenese, sepse ka arritur nje ndryshim i tille qe njerezit
gjejne kenaqesine e te pshuarit ne Vlore. Pra, fakti qe nuk ke nje
te dhene statiskore te tille, nje dyfishim qe verifkohet shume lehte
qofte edhe ketu ne kete vend qe po pushojme, tregon qe ka nje
permiresim nga viti i kaluar ne kete vit, ashtu sikurse do te doja
dhe do te pretendoja te kete ndryshim edhe permiresim edhe ne vitet
e ardhshme dhe keshtu kufiri shtyhet gjithnje e ne limit. Synimi dhe
tendenca duhet te jete kjo qe te permiresohet nga viti ne vit, te
rritet numri i pushuesve. Jane te ardhura per Vloren, te ardhura per
banoret e kesaj zone, sepse do te permiresohet me tej infrastruktura,
jane te ardhura qe ne fund te fundit, do te ndikojne ne rritjen e
mirqenies se banoreve.
Infrastruktura e nevojshme dhe e domosdoshme nuk eshte per te pasur
harmonizimin e kerkesave dhe deshirave te njerezve, me ate cka duhet
te beje shteti. Mungon energjia dhe uji i pijshem etj. Cili eshte
komenti juaj?
-Tani, kur thuhet maxhorance qeverisese, duhet patur parasysh jo
vetem pushteti qendror por edhe pushteti lokal, per nje harmonizim
ne veprimtarite dhe planifikimet ose programimet e qeverise me ate
lokale dhe shume gjera mund te behen edhe pa intriguar qeverine. Ne
Vlore, ose kudo aty ku njerezit aspirojne te pushojne, aty ku natyra
ka bere punen e saj, duhet kompensuar dhe me punen e nje menaxhimi
njerezor, e nje menaxhimi shume me te mire te ketyre resurseve qe ka
falur natyra. Pra, nuk eshte e drejte te mendosh qe nuk ka nje
vemendje te caktuar nga strukturat qeverisese, duhet bere me shume
sigurisht.
I keni pare Ju, gadishullin e Karaburunit, ato plazhet dhe objektet
historike dhe arkeologjike qe jane pergjate vijes bregdetara, deri
ne Sazan. Cfare mendimi keni qe keto te frekuentohen nga masa e
gjere e pushuesve?
-Une e thashe qe turizmi duhet pare edhe me syrin e nje turizmi
masiv edhe me syrin e nje turizmi elitar. Bregdeti i Vlores ose vija
ujore e Karaburunit, ishulli i Sazanit jane resurse natyrore, por
edhe resurse te tilla per zhvillimin e turizmit qe mund t'i japesh
nje profilizim te turizmit arkeologjik. Une i kam pare, i kam
vezhguar sepse e kam frekuentuar gjithe Vloren, nuk kam preferuar
asnje vend tjeter per pushime, pervec ne kete linje bregdetare, dhe
resurset jane aq te medha, aq te fuqishme dhe keshtu duhet te jene
edhe programimet, per te terhequr turistet, per te zhvilluar
turizmin, per te terhequr elite dhe nje mase te madhe turistesh edhe
nga bota. I ka te gjitha mundesite, te shikosh Zvernecin, te shikosh
Karaburunin, ka plazhe natyrore te mrekullueshme qe me ndertimin e
infrastruktures, furnizimin me uje me ato mundesite e tjera per te
lehtesuar jetesen, sepse turistet jane te velur shume nga ndertimet
madhore ne vendet e tyre sidomos turistet e huaj, dhe duan te
jetojne paqen me natyren dhe kete paqe, ne, e kemi ketu. Te gjitha
keto vende te mrekullueshme te Vlores, jane per t'u admiruar, jane
nje thesar i vyer.
Ju dhane opinionin tuaj dhe vleresimin per turizimin ne Vlore, nder
kohe, lideri demokrat Berisha, do ta komentonte ne nje takim per
celjen e fushates nw Vlore, se ketu, nuk eshte as cereku i pushuesve
dhe se eshte nje minus i madh per qeverisjen socialiste. Si do t'i
komentonit ju konstatimin e kryedemokratit?
-Nuk e di, mbase Berisha ka gjykuar nga selia apo nga salla ku ka
bere mbledhjen dhe nuk besoj te kete pare me syte e tij bregdetin.
Nuk besoj te kete edhe statistike, per te arritur ne ato perfundime.
Do t'a k`shilloja te vinte te pushonte ne Vlore dhe me siguri do te
korrigjoje veten, megjithese nuk e ka bere kurre nje gje te tille.
Ne fund te fundit ai e ben per te marre votat, por pushuesit qe e
dine te verteten, nuk e besojne. E verteta eshte se jane pakesuar
shume ikjet per te pushuar jashte shtetit. Atehere une pyes Berishen.
Ku pushojne keta njerez? Per ta mesuar le te beje nje xhiro ne vijen
bregdetare ne jug te vendit duhet te them qe do te bente mire qe
zoti Berisha te vinte te shikonte me syte e tij.
Intervistoi: Zenepe Luka
|