|
Nė Triportin e Vlorės, ku mendohet tė ndėrtohet kompleksi i
depozitave tė naftės dhe kimikateve "La Petrolifera", si dhe TEC-i
me djegie nafte, projekt tė cilin me tė drejtė e kundėrshtojnė
vlonjatėt dhe gjithė opinioni pėrparimtar, i cili lufton pėr
ruajtjen e vlerave arkeologjike e kulturore, nė shekullin e VI para
Krishtit, ka qenė ngritur njė qytet.
Ndėrsa nė shekullin e IV, po para Krishtit, ai u shndėrrua nė njė
nga qytetet kryesore tė Gjirit tė Vlorės dhe kishte marrėdhėnie tė
ngushta me Apoloninė.
Muret rrethuese tė kėsaj periudhe dallohen pėr rreth 1 kilometėr pėr
gjatė bregdetit dhe dėshmojnė pėr njė qytet me sipėrfaqe prej
dhjetėra hektarėsh. Njė pjesė e madhe dijetarėsh mendojnė se
pikėrisht kėtu ka qenė Aulona e famshme.
Qyteti filloi tė braktisej pas shekullit tė dytė para Krishtit, pas
luftėrave Iliro-Romake dhe nuk u pėrmend mė pas fushatės sė Jul
Cezarit, nė Gjirin e Vlorės, nė vitin 48 para Krishtit. Ptolemeu e
pėrmend si njė nga tri portet mė tė mėdhenj tė Adriatikut. Nė
Mesjetė shfaqen shpesh aty pranė qyteti-port i Spinaricės, ndoshta
Zvėrneci i sotėm dhe qendra e Kavalonės.
Nė vitin 1492 aty ka zbarkuar grupi i dytė i madh i hebrenjve tė
pėrndjekur ,kėtė radhė nga inkuizicioni spanjoll dhe portugez prej
disa qindra vetash, qė u vendosėn nė Vlorė, nė Berat dhe Elbasan.
Dhe hebrenjtė kėtė vend e konsiderojnė si vend tė shenjtė, pse u
shpėtoi jetėn. Deri nė kohėn e Sulltan Sulejmanit tė Madhėrishmit,
ekzistonte kėtu, sipas Evlia Ēelebiut, njė kėshtjellė e madhe, gurėt
e sė cilės sulltani i pėrdori pėr kalanė e Vlorės.
Prej vitit 1976, arkeologėt shqiptarė nėn drejtimin e Vasil Beretit
kanė bėrė kėrkime disavjeēare dhe kanė zbuluar njė sėrė fragmentesh
materiale qė vėrtetojnė ekzistencėn e kėtij qyteti.
Gėrmimet dhe studimet kanė treguar praninė e njė sėrė monumentesh
dhe banesash, nė tėrė sipėrfaqen qė shtrihet midis bregdetit dhe
harkut tė kodrave. Njė pjesė e qytetit ėshtė e mbuluar nga deti, me
ujė dhe rėrė.
Rezultatet e kėtyre gėrmimeve ata i kanė botuar nė revistėn "Iliria".
Nė vitin 2004 ėshtė nėnshkruar edhe njė marrėveshje dypalėshe midis
qeverive tė SHBA dhe asaj tė Shqipėrisė, pėr mbrojtjen e ndėrsjellė
tė Trashėgimisė Kulturore Historike, ēka solli edhe rritjen e
interesimit tė hebrenjve me prejardhje sefardike, pėr ta ruajtur dhe
mbrojtur vendin tė cilin ata e konsiderojnė tė Shenjtė.
Bashkė me Triportin, vlerė tė jashtėzakonshme ka qyteti i Kavallonės,
i pėrmendur nga Anna Komnena tek Aleksiada. Studiuesi dhe
bizantologu i njohur frėng ,Alen Dyselje, nė veprėn e tij madhore "Fasada
Bregdetare e Shqipėrisė - Durrėsi dhe Vlora gjatė shekujve X-XIV" e
pėrmend Kavallonėn si nyje e rėndėsishme nė betejat
Normane-Bizantine tė Shekullit X, nė bregdetin shqiptar, si dhe
vend-zbarkimin e Bohemundit gjate Kryqėzatės sė Parė.
Duke mos njohur sa duhet toponiminė e zonės sė Triportit, Profesori
i nderuar frėng madje hodhi idenė se Kavallona a famshme ndodhej nė
Kavajė.
E pra, misteri i ndodhjes sė Kavallonės gjendet pikėrisht nė
truallin ku mendohet tė ngrihet TEC-i famėkeq.
Pėr kėtė qytet ekziston edhe njė hartė e zonės e paraqitur nga vetė
Manaxhmenti i Bankės Botėrorė, qė e nxjerr si objekt arkeologjik 500
metra larg vendit ku mendohet tė ndėrtohet TEC-i nė lindje tė tij,
pikėrisht pusin dhe kishėn e famshme tė Kavallonės.
Nė vitin 2006 "Specialistėt" e Bankės qė erdhėn nė Triport kishin
deklaruar se do ta hetojnė deri nė fund kėtė problem, por ata e
anashkaluan krejtėsisht. Triporti dhe Kavallona janė edhe nė listėn
e Monumenteve tė Kulturės qė janė nė mbrojtje me ligj.
Prandaj para se tė ndėrmerrej hapi pėr ndėrtimin e TEC-it duhej
studiuar dhe njohur historia dhe trashėgimia e pasur kulturore e
zonės, gjė qė dy individėt autorė tė Vlerėsimit tė Ndikimit Mjedisor
e kanė injoruar tėrėsisht, nė kundėrshtim me ligjet e vendit, si dhe
me praktikat mė tė mira tė kreditorėve ndėrkombėtarė.
Njė studim gjeofizik pa shumė shpenzime ose njė Vlerėsim i Ndikimit
Arkeologjik, do tė evidentonte ekzistencėn e strukturave qė fshihen
nėn rėrė dhe nėn det, dhe do tė evitonte masakrėn arkeologjike
kulturore ndaj kėsaj pasurie me vlera tė mėdha kombėtare dhe
ndėrkombėtare.
*Dr.Ana Kohen ėshtė izraelito-shqiptare me banim nė Nju Jork /
Dr.Apostol Kotani ėshtė historian dhe publicist
Shekulli |