|
Shekulli
02-12-2006
VLORĖ- Viktima e atentatit tė djeshėm, Shpėtim Muka, ishte ndėr tė
paktėt tė fortė tė Vlorės, qė i mbijetoi trazirave tė vitit 1997,
por edhe nėntė viteve qė pasuan, megjithė implikimet e tij nė shumė
ngjarje. Armiqtė e shumtė tė 41-vjeēarit, deri dy ditė mė parė i
paprekshėm, duket se kanė rreshtuar njė sėrė pistash hetimore pėr
zbardhjen e atentatit tė djeshėm, ku pėrveē Mukės humbi jetėn edhe
fqinji i tij 22-vjeēar, Ervin Shehu.
Nga masakra e Levanit nė Fier e deri tek ekzekutimi i Eleonora Ramės
nė qendėr tė Vlorės, ngjarje kėto qė dyshohet se mbajnė vulėn e
Mukės kanė qenė fillimisht pista tė mundshme pėr zbulimin e ngjarjes
sė djeshme, qė u pėrcoll gojė mė gojė dje tek tė gjithė banorėt e
Vlorės. Pistat hetimore janė tė shumta, pėr vetė implikimet nė
ngjarje tė ndryshme tė Mukės ndėr vite,-pohon pėr Shekullin njė
zyrtar i policisė lokale, qė po merret me hetimin e ēėshtjes.
Ngjarja qė e bėri Shpėtim Mukėn tė njohur nė Vlorė ka ndodhur nė
vitin 1997, kohė kur vėllezėrit e tij u vranė nė njė pritė nė Levan.
Asokohe, Muka ishte truprojė nė firmėn Silva dhe nė qytetin
bregdetar qarkulluan zėra se ai rrėmbeu njė top dhe me tė goditi
lagjen e romėve nė kėtė fshat. Njė tjetėr ngjarje qė mendohet se ka
lidhje me ekzekutimin e Mukės ėshtė ajo e vrasjes sė Leonora Ramės
nė qendėr tė Vlorės.
Gjatė ditės sė djeshme, policia njoftoi se Sokol Rama dyshohet se
ėshtė autor i vrasjes sė nipit tė Shpėtim Mukės, Slejdi Zanajt nė
Barcelonė tė Spanjės, por edhe i Mukės. Fillimisht, hakmarrja e
krijuar jashtė vendit i mori jetėn oficeres sė Marinės, ndėrsa dy
ditė mė parė nuk kurseu as tė fortin Shpėtim Muka. Kjo ngjarje zė
njė vend tė rendėsishėm nė pistat e radhitura nga policia e Vlorės
pėr ngjarjen e djeshme, pasi nė shenjestėr tė autorėve kanė qenė
dajė e nip tė 16-vjeēarit tė akuzuar pėr vrasjen e Ramės.
|