LAJME NGA VLORA


 

Riviera, aty ku kaltėrsia e Jonit takon shkėmbinjtė

Fshatra dhe plazhe qė fshehin perla nėn gjarpėrimin e rrugėve. Pushime tė paharruara, eksplorime nė vende tė mrekullueshme dhe qetėsi nė zona thuajse tė paprekura. Nga Palasa nė Dhėrmi, Qeparo e deri nė Bunec, shijoni ēfarė ofron jugu kėtė verė
Shtėpi e madhe e diellit, detit dhe malit. Kjo mund tė thuhet pa frikė pėr bregdetin shkėmbor tė Jonit. Palasė, Dhėrmi, Vuno, Himarė, Qeparo,Borsh,Bunec fshehin perla nėn gjarpėrimin e rrugėve, kryesisht tė hapur rishtazi nga vetė “tė zotėt e vendit” si dhe gjelbėrimit, pemėve tė mbjella, frutorėve, agrumeve si dhe mijėra rrėnjė ullinj.

Ka njė turizėm jo shumė tė organizuar dhe kryesisht mbėshtetet nė turizmin familjar, por edhe hotelerik. Kryesisht preferohet se ėshtė njė bregdet i thyer, ku plazhet janė si ishuj tė vegjėl qė tė ofrojnė dhe intimitet relaksues. Pas Qeparoit bregu ka mė tepėr shtrirje, ku plazhi bėhet mė “i sheshtė”.

Shumė prej plazheve kanė mbetur tė virgjėr. Ndoshta natyra me njė lloj terreni “tė ashpėr” pėr tė zbritur nė shumė prej tyre e bėn edhe mė tėrheqėse njė vizitė nė to. Ky lloj turizmi mund tė shfrytėzohet edhe pėr sporte. Sportet nautike mund tė jenė mė tė favorshmet pėr t’u ushtruar, pasi i gjithė gjiri rrihet nga erėra. Bregu jep mundėsi, thuajse nė gjithė zonėn tė njė turizmi individual, apo edhe tė lėvizshėm, me ēadra, ose me rulota. Ky lloj turizmi mund tė aplikohet qė nga Llogaraja dhe deri nė fshatra tė tjerė, Qeparo, Borsh e bregdetin nė vijim drejt Sarandės. E veēanta e kėtij bregu (nė zonėn e Himarės), ėshtė se ofron njė turizėm variabėl, qė mund tė shfrytėzosh malin nė turizmin malor, pyllin, detin. Kjo e bėn trevėn magjike nė njė hapėsirė kilometrike jo shumė tė gjatė. Po ky bregdet ėshtė i favorshėm pėr sportet e ujit, ndėrsa zona malore pėr sporte tė ajrit. Qafa e Llogarasė, por edhe mali i Shashicės nė Vlorė janė dy nga pikat ku nisin fluturimet e ajrit. Aty nisin fluturimet pėr tė vijuar mė pas prej aplikuesve mbi bregdet.

Zona e Bregut

Nė Vlorė njihen si zona e Bregut. Pėrfshihen Palasė, Dhėrmi, Iliaz, Vuno, qyteti i Himarės, Pilur e Qeparo. Harta e tyre nis sa kalon qafėn e Llogarasė. Duke zbritur drejt zonės bregdetare, teksa rruga zbret faqen e malit, plazhe tė vegjėl duken nė vijėn bregdetare qė ēon nė zonat e Palasės dhe Dhėrmiut.

Kontaktet e para vizive me ujėrat joniane, teksa kalon Llogaranė, janė plazhet te Rrugėt e Bardha, zona tipike tė plazheve tė virgjėra, ku mund tė futesh vetėm me makina tė larta. Frekuentimet janė tė pakta, pėr shkak tė terrenit tė vėshtirė qė lidh me bregdetin. Rruga nacionale qė lidh Llogaranė me Dhėrmiun ėshtė e asfaltuar, projekt ky qė vijon zbatimin, por i pėrfunduar ėshtė deri nė brendėsi tė Dhėrmiut

Plazhi i Dhėrmiut

Ėshtė ndėr mė tė frekuentuarit. Rruga nacionale e ndan fshatin nga plazhi. Fshati ndodhet nė shpat tė malit, nė terren tė thyer dhe duke qenė ndėr fshatrat mė tė vjetėr tė zonės ka ndėrtime karakteristike, ku dallohet dhe ai i stilit kullė. Interes pėr vizitorėt qė pėlqejnė ndėrtimet e vjetra ėshtė kisha e Shėn Stefanit, nė tė cilėn gjenden gjurmė tė periudhės bizantine. Mbi fshat gjendet manastiri dhe kisha e Shėn Mėrisė, tė cilat kanė njė pamje tė veēantė. Pėrgjatė pėrroit tė fshatit janė edhe disa shpella karstike me interes pėr tu vizituar.

Plazhi i Dhėrmiut ėshtė ndėr mė tė mėdhenjtė e plazhit Jonian. Qetėsi, bregdet tė pastėr, por edhe gjelbėrimi nė disa pjesė tė tij i bėjnė tė veēanta pushimet nė tė. Kur zbret nė plazhin e Dhėrmiut nuk mund t’i rezistosh njė rikthimi tė dytė. Nė zonė ka shumė bare, restorante, apo edhe pika akomoduese. Bregdeti preferohet pėr pushime ditore dhe kryesisht qėndrim disaditor, ku mundtė shijosh rrezet e paradites dhe ujin e kristaltė, por edhe magjinė e perėndimit nė det. Eksploratorėt e botės nėnujore, apo tė apasionuarit pėr tė, mund tė shijojnė zhytjet nė ujin e pastėr, ku thellėsia joniane fillon qė nė breg. Shkėmbinjtė qė mbyllin plazhin janė labirinte tė vėrteta natyrore. Vijimi i shėtitjes pėrgjatė bregdetit shkėmbor, masive qė bien thikė mbi det fshehin edhe shpella mjaft interesante pėr tu vizituar. E tillė ėshtė shpella e Piratėve, e cila gjendet nė kodrėn e Shėn Todrit. Emrin i rrjedh nga piratėt qė strehoheshin me mjetet e tyre nė vendin e fshehtė. Njė bllok shkėmbor nė formėn e njė kolone ndodhet nė hyrjen e saj, duke e ndarė nė dy pjesė. Shpella rreth 30 m e gjatė ka vlera historike dhe turistike.

Vuno

Karakteristikė nė Vuno janė shtėpitė e ngjeshura me njėra-tjetrėn, shtėpitė nė faqen e malit janė tė gurta. Rrugė me kalldrėm dhe terren tepėr i thyer ėshtė ajo qė bie nė sy. Sapo kalon Vunoin relievi fillon e zgjerohet. Ndėr mė tė veēantat ėshtė Kanioni i Gjipesė, i cili ndodhet nė pjesėn fundore tė pėrroit me tė njėjtin emėr dhe ka njė gjatėsi rreth 800 m. Zbritja nė det prezanton me plazhin e Gjipesė, njė ndėr plazhet mė tė bukur, me rėrė e ujė tė pastėr dhe njė bregdet nė vijim tėrėsisht shkėmbor.

Jala

Rruga ku futesh pėr te zona bregdetare, nė degėzimin e rrugės nacionale qė shkon pėr nė Himarė, ndoshta nė vėshtrimin e parė nuk duket shumė “mikpritėse” nė njė tabelė tė vendosur shkujdesur mbi rrugė, por nėpėrmjet gurėve qė zbresin tatėpjetėn, fshihet mrekullia. Vetėm disa metra pas kėsaj shtrihetnjė pyll si nė pėrrallė, sidomos nė pjesėn e djathtė kur udhėton drejt Jalės ka pamje magjepse, ndoshta pėr adhuruesit e natyrės mund tė ngjasojė si njė botė ēudirash. Gjelbėrimi pėrmes pemėve tė shoqėron nė njė pjesė tė mirė rruge dhe pas kėsaj njė kthesė e fortė dhe panorama shfaqet shumė mė ndryshe. Rruga vijon nė shpatin e malit dhe nė pjesėn tjetėr kaltėrsia ėshtė pafund. Njė plazh gati gati ekzotik, ku gurėt e brezit tė dytė zėvendėsohen mė pas me zhavorrin e imtė. Piklat shkėlqejnė nėn prekjen e valėve tė lehta nė breg. Edhe pse prishjet e dy muajve mė parė nė thellėsi tė plazhit kanė ravijėzuar gėrmadhat, plazhi sėrish ėshtė tundues, pavarėsisht pamjes sė dhimbshme qė i dhuruan rruspat sezonit.

Himara

Ėshtė njė ndėrthurje peizazhesh nga mė interesantet. Rruga qė ēon nė qytezė ėshtė tėrėsisht malore. Njė pjesė e mirė e saj nuk ka asnjė kontakt me detin dhe sa afrohesh nė Himarė rishfaqet sėrish pamja e blusė sė Jonit. Prezantimi i parė ėshtė me Himarėn e vjetėr dhe pas ashpėrsisė sė relievit, ku nuk mungojnė agrumet dhe ullinjtė, zbret nė qendėr tė saj.

Gjithsesi lashtėsia e vendit identifikohet me pjesėn e vjetėr tė qytetit, qė shtrihet nė kodrėn nė tė djathtė tė qytetit ekzistues. Ruhen gjurmė tė mureve tė kalasė sė vjetėr qė daton nė shekujt IV-XVI dhe ėshtė personifikim qėndrese i banorėve. Brenda mureve gjendet kisha, njė monument me vlera tė veēanta. Plazhi i Himarės ėshtė njė tjetėr pikė ku mund tė shijosh banjat e diellit nė bregdetin e pastėr, zhytjet nė blunė e detit, apo edhe shėtitjet me varka . Nė verė, mbipopullimi nė zonė ėshtė i dukshėm. Pėr shkak tė kapaciteteve tė mira akomoduese, tė cilat janė hotele, por edhe shtėpi banimi tė dhėna me qira nė zonėn e verės, vizitorėt janė tė shumtė. Prenotimet pėr banesat nisin edhe njė sezon mė parė, kohė gjatė sė cilės plazhistėt, teksa shijojnė pushimet nė kėtė bregdet, negociojnė me banorėt edhe pėr njė 10 ose 15 ditėsh tė dytė nė sezonin e ardhshėm. Po kėshtu sezoni i verės mbledh edhe vetė banorė tė zonės, tė cilėt vijnė nga emigracioni pėr pushime, por edhe shumė pushues nga rrethet, pjesėn mė tė madhe e pėrbėjnė kryeqytetasit.

Tė tjera

Plazhi vijon me zonėn e Spilesė, e cila veē kushteve tė mira pėr plazh, ka edhe burime ujore nė gjirin e saj si dhe njė shpellė interesante.

Njė gji i cili shpalos njė plazh tepėr tė veēantė, ėshtė ai i Llamanit. Vend mjaft piktoresk dhe me njė natyrė tė mrekullueshme. Pastėrtia e ujėrave ėshtė e padiskutueshme. Mungon tėrėsisht dora e njeriut.

Ndėr pikat me interes pėr t’u vizituar teksa kalon Himarėn, ėshtė Porto Palermo, e cila e ka marrė emrin qė nga koha e pushtimit italian, identifikuar nga kėta tė fundit me vende tė tyre. Ėshtė njė ndėr pjesėt mė tė bukura tė bregdetit. Dikur ish bazė ushtarake, mund tė dallosh qartė hyrjen e tunelit ku strehoheshin nėndetėset ushtarake, apo edhe ndėrhyrje tė tjera tė bėra me qėllime ushtarake. Nė pjesėn gati ishull ndodhet Kėshtjella e Ali Pashė Tepelenės, muret e sė cilės arrijnė deri nė lartėsinė 20m. Bedenat e kalasė bien mbi det dhe legjendat thonė se aty kanė pasur fatin e keq tė pėrfundonin shumė vetė qė kanė guxuar tė pėrballen me pashanė. Po kėshtu si legjendė tregohet dhe historia si u ndėrtua Kėshtjella nė mes tė detit, si njė kapriēo e pashait thjesht pėr t’i bėrė njė dhuratė gruas sė tij, Vasiliqisė. Me topa, ai pas ndėrtimit goditi pjesė tė saj pėr tė parė fortėsinė, por edhe tė testonte sa e sigurt do tė ishte gruaja e tij, brenda mureve.

Qeparo

Nė Qeparo ajo qė bie mė shumė nė sy janė mijėra rrėnjėt e ullinjve tė sistemuar nė mėnyrė gati perfekte. Fshati ėshtė piktoresk dhe veēse njihet si fshati i portokalles dhe limonit, ka njė lulėzim dhe tė pemėve tė tjera e luleve qė zbukurojnė verandat. Qeparoi fshat shtrihet nė shpatin e malit dhe ėshtė ngritur rreth kishės sė vjetėr tė Shėn Thanasit. Qeparoi i poshtėm, ose Qeparoi fushė, ka ndėr plazhet mė tė gjera, duke qenė tėrheqės pėr pushime. Ndėr ndėrtesat pėr tu vizituar kėtu propozohet Manastiri i Shėn Dhimitrit, ndėrtuar rreth 450 vjet mė parė.

Njė udhėtim pėrgjatė bregdetit shkėmbor me mjete lundrimi ėshtė njė ekspoze edhe me plazhe tė vegjėl, shpella apo edhe qendra tė lashta. Ndėr to janė shpella e Haxhi Alisė, gjiri i Gramės e shpella e Piratėve.

Gatimet

Peshk, mish dhe shumė vaj ulliri

Ushqimi ėshtė kryesisht i mbėshtetur nė bazė peshku dhe gatimi i mishit nė mėnyrė tradicionale, pjekja e mishrave nė hell. Thellėsitė e ujėrave premtojnė pėr llojshmėri tė peshkut, kryesisht atij tė egėr, qė ėshtė shumė i parapėlqyer nė tryeza. Shumė prej zonave njihen dhe si “Labėri e butė” . Nė to njihet pjekja tradicionale si nė vise tė tilla.

Banorėt e zonės, tė besimit ortodoks, njihen pėr lidhjet me detin, pėr shkak tė afėrsisė me tė. Ata njihen gjithashtu pėr kultivimin e ullinjve dhe agrumeve. Banorėt thonė se askund nuk shijon vaji i ullirit si nė zonėn e tyre. Asnjėherė nuk mungon vaji i ullirit “ safi ” nė shtėpitė e bregasve. Ndėr pjatat qė shoqėrojnė ushqimet nė tryeza janė dhe ato me lakra tė egra, nena, tė gjitha tė zhytura nė vaj ulliri. Ushqime tė tilla kanė vlera kurative, si dhe janė tė pasura, thonė banorė tė zonės, tė cilėt sallata tė tilla i kanė thjesht shoqėruese tė prodhimeve tė detit.

Ēmimet

Nga 45-60 mijė

Deri diku tė kripura, por qė gjithsesi tė ndryshueshme nė bazė tė kėrkesės dhe ofertės turistike nė vite. Ēmimi i njė shtėpie me qira shkon deri nga 45 mijė deri nė 60 mijė lekė tė rinj nė 15 ditė. Shtėpitė ofrohen nga banorė tė zonės, tė cilat mund tė jenė njėkatėshe, shtėpi tė gurta, tė cilat janė tė freskėta, apo edhe ndėrtime disakatėshe tė kryera vitet e fundit.

Objekte qė mund tė vizitohen

Pėr shkak tė besimit ortodoks, zona ka njė mori objekte tė kėtij kulti, tė tipit kisha, mes tyre edhe ato karakteristike.

Kalaja e Ali Pashė Tepelenės nė Porto Palermo. Ka formė pesėkendėshe dhe ėshtė ndėr monumentet mė nė zė tė zonės.

Objekte natyrore si shpella e Peshkatarit

Interesante nė Himarė ėshtė shpella e Spilesė. Legjenda pėr tė flet se nė tė ka zbritur edhe Odisea.

Kalaja e Himarės, ėshtė ndėr mė tė vjetrat. Njė pjesė e saj ėshtė me mure tė gurtė ciklopikė tė mėdhenj, ndėrsa pjesa tjetėr i pėrket periudhave tė ndryshme. Brenda kalasė ndodhen dhe rrėnoja tė objekteve tė kultit.

Pse pushime nė bregdetin jonian

Vendi tipik kukaltėrsia e detit shkrihet me ashpėrsinė e malit

Plazhe dhe fshatra piktoreskė

Plazhe tė virgjėr

Gjire e shpella interesante ftojnė pėr tė eksploruar.

Ka vende tė pashkelura, panoramė e mrekullueshme

Larg zhurmės sė qyteteve, nė qetėsinė e bregdetit dhe freskinė e malit, relaksi ėshtė i garantuar.

Udhėtim pėrgjatė bregdetit nga Buneci nė Dhėrmi

Mrekulli dhe mungesė investimesh

Ujė i pastėr kristal, natyrė e bukur, por thuajse jashtė vėmendjes sė investimeve. Kjo ėshtė pėrgjithėsisht panorama qė pėrcjell bregdeti i Jonit. Gjire tė bukura, plazhe tė rehatshme, pamje tė gjelbra, fshatra piktoreskė, rrėnjė tė pafund ullinj, e portokalle, aty ku bashkohet mali dhe deti, shkėmbinjtė dhe ujėrat e kaltra, tė gjitha kėto tė shoqėrojnė pėrgjatė rrugės nė bregdetin jonian.

Plazhi i parė qė ndalemi ėshtė ai i Bunecit. Buneci ėshtė zonė e fshatit Piqeras, siē pohojnė banorė tė zonės, por qė frekuentohet edhe nga zonat e Piqerasit, Sasaj dhe Lukova. Bunkerė gjigantė vėren nė njė sipėrfaqe jo tė vogėl pranė plazhit. Kaltėrsia e detit dhe njė bregdet i gjerė premtojnė pėr njė plazh tepėr komod, por mungojnė thuajse investimet. Plazhi frekuentohet zakonisht ditor.

Rruga pėr nė plazh, gjarpėron pėrmes gjelbėrimit. Po tė tillė ka nė fshatin Piqeras. Ndalemi kėtu. Nė pjesė tė fshatit Piqeras, tė bien nė sy mure tė lartė dhe rrugė shumė tė ngushta, madje nė lagje tė caktuara, ku njė mjet me shumė vėshtirėsi kalon. Mbi Piqeras ndodhet Sasaj, rrethuar nga ullishtet nė shpatin e malit. Banorė tė Piqerasit vlerėsojnė bukurinė e bregdetit, por njėkohėsisht vėnė nė dukje dhe mungesėn e infrastrukturės nė zonėn e tyre. Banorėt thonė se e vetmja mėnyrė pėr t’u hapur rrugė investimeve ėshtė dhėnia e tokės pronarit. Kjo sipas tyre do t’i japė frymė turizmit tė vėrtetė. Pronat kanė qenė pika e dobėt edhe pėr tė intervistuar tė tjerė nė Borsh e Vuno.

Pranė rrugės nacionale nė Borsh ndodhen buronjat, ku uji rrjedh fuqishėm dhe mbi tė ėshtė ndėrtuar njė lokal. ‘Sezon i shkurtėr’, vėrejnė jo pa keqardhje banorėt. Kėtu zoti nuk ka kursyer nė bukuri dhe plazh, por sezoni zgjat jo mė shumė se njė muaj, njė muaj e gjysmė- pohojnė banorė. Po njė bregdet i bukur dhe i veēantė shihet dhe nė plazhin e Borshit. Mungesa e investimeve i bėn plazhe tė tilla tė frekuentohen vetėm njė muaj, njė muaj e gjysmė, pavarėsisht se janė vende ideale pėr pushime. Dy peshkatarė pohojnė se borshiotėt shquhen pėr mikpritje dhe pėr tė vėrtetuar kėtė na mundėson njė udhėtim nė det me varkėn e tij, nė tė cilėn ėshtė instaluar njė minimotor me fuqi shumė tė vogėl. Ligji antiskaf nuk lejon mė shumė se kaq. Nisemi drejt bregdetit dhe pasi kalojmė Qeparoin, qėndrojmė nė Himarė. Zbritja mė pas nė Jalė, paraqet panoramėn mė tė veēantė. Teksa hyn nė rrugėn qė tregon tabela, gjithandej tė rrethon gjelbėrimi. Pemė dhe bar pa fund, tė japin idenė e njė udhėtimi si nė njė pėrrallė. Mė pas rruga gjarpėron nėpėr kodėr, pėr tė mbėrritur nė bregdetin qė tashmė fal dy pamje krejt tė kundėrta,pasojė e prishjeve tė ndėrtimorėve para sezonit.

Kthehemi sėrish drejt sipėrfaqeve tė gjelbėruara, pėr tė vijuar udhėtimin drejt fshatrave tė bregdetit.

Rruga nacionale tė ēon nė qendėr tė Vunoit, fshatit tė gurtė, tė vendosur thuajse nė formė teatri mbi shpatin e Mjegulloshit. Shtėpitė janė tė larta, ndėrsa ka rrugė tė ngushta tė shtruara me kalldrėm.

Dhėrmiu ėshtė fshati mė i madh i krahinės dhe plazhi i tij, shumė mė tėrheqės. Njė sipėrfaqe e madhe me gurė dhe zhavorr tė imtė rrethuar nga gjelbėrimi, e natyrisht uji kristal, plotėson panoramėn..