LAJME NGA VLORA


 

Pse pushime nė Vlorė


Duke parė pozicionin gjeografik tė qytetit tė Vlorės si dhe shtrirjen pėr gjatė bregut tė detit ( 145 km ) nuk ėshtė e vėshtirė tė evidentohet qė Vlora si qytet ėshtė i destinuar pėr zhvillimin e turizmit detar, por edhe malor, pra turizmin e pushimeve.

Gjiri i Vlorės nga ekspertėt ndėrkombėtarė konsiderohet si njė rajon turistik i mrekullueshėm dhe njė Monument natyror, pasi nė gjirin e Vlorės janė kompozuar nė mėnyrė perfekte rėra me shkėmbinjtė e thepisur

Dunat ranore dhe pyjet me pisha

Fushat dhe kodrat e gjelbėruara deri nė malet me dėborė

Deti me lagunat

Ishulli me gadishullin

Uji i ftohtė i maleve me ujin blu e tė kristaltė tė detit

Bukuritė natyrore tė bregdetit vlonjat si, klima e mrekullueshme kurative, mikpritja e banorėve, ushqimi i shijshėm vendas, si vera dhe ngjalat e Nartės, kocja dhe mishi i Dukatit, frutat e bregdetit tė Vlorės, etj, kanė tėrhequr edhe vizitorė tė huaj, shumė kohė mė parė.

Lloji kryesor i lėvizjes turistike ėshtė padyshim turizmi balnear, por dhe i pushimit, por nė tė mund tė ndėrthuren edhe ai agro&ekoturizėm familjar privat, komunal, fshat turistik. Kėrkon mė tepėr? Ke mundėsi pėr turizėm sportiv, i gjuetisė sė peshkut, i shpendėve dhe gjitarėve.

Forma tė tjera tė lėvizjes turistike ėshtė dhe ai kulturor, fetar, eskursionizmi dhe turizmi sportiv duke pėrfshirė sportet alpine si dhe atė tė aeronautikės. Vlora ėshtė njė qytet me mundėsi zhvillimi tė lėvizjes turistike tranzite ose kalimtare. Kėtė ia jep qenia e saj si njė nga portet mė tė mėdhenj nė jug tė vendit tė vendit tonė dhe pika mė e afėrt e lidhjes Lindje-perėndim, ku qytetet e kėtij lloji nė botė mbajnė njė peshė tė konsiderueshme nė lėvizjen e turistėve.

Duket gjithēka spontane, njė bukuri dhuratė e natyrės, njė kombinim i pėrkryer i detit me malin, njė bregdet shkėmbor qė nuk mund tė mos tėrheqė vėmendjen. Ėshtė e vėshtirė tė veēosh njėrėn apo tjetrėn zonė pėr nga bukuria e natyrės dhe peizazhi qė tė ofron. Duke ndjekur rrugėn e Llogarasė, pėr njė distancė vetėm prej disa km ngjitesh nė majėn mė tė lartė tė Llogarasė ( 1027 m ) dhe pastaj me njė herė zbret nė kuotėn 0, nė nivelin e detit ku tė shfaqet para syve bregdeti i Dhėrmiut.

Duket qartė qė nga pikėpamja e burimeve, natyra ka qėnė bujare me Vlorėn, duke e bėrė atė mjaft atraktive, veēanėrisht pėr turistėt qė preferojnė detin dhe malin, pėr ushtrimin e sporteve tė ndyshme si zhytje nėnujore, peshkim, not, alpinizėm, etj.

Pas kėtyre gjen vende historike me interes tė veēantė, si Plazhi i Grames nė Karaburun, Porto-Palermo, Shpella e Piratėve,etj. Kushtet klimaterike qė ofron Vlora me njė temperaturė mesatare vjetore16.4"C e bėjnė tė mundur njė veprimtari turistike jo sezonale. Falė kėsaj natyre tė mrekullueshme, por edhe investimeve tė kryera kryesisht nga sektori privat, apo edhe mė pak ndėrhyrjet nė infrastrukturė tė disa zonave nga shtetėrori, pushimi nė Vlorė ėshtė i kėndshėm.

.