|
Elsa Lila Pėr shkak tė
vdekjes tragjike tė nėnės sime u lidha gjithmonė e mė shumė me
atdheun tim tė dytė, Italinė. Shpresoj nė njė Shqipėri tė zonjėn pėr
tė zhvilluar kulturė, bukuri dhe ėndrra.
Vendimi im pėr tė nisur njė karrierė muzikore edhe nė Itali nuk mė
shkėput nga projektet e shumta tė planifikuara ndėrkaq nė Shqipėri.
Pėrkundrazi, dua tė bėj qė nė Itali tė njihen gjėrat mė interesante
tė traditės muzikore shqiptare qė nis nga kėngėt mė tė forta tė
veriut tė egėr deri tek meloditė shumė mesdhetare tė jugut
Pėr Elsa Lilėn, njė fat i ndryshėm nga ai i shumė bashkėatdhetarėve
tė saj. "Kam mbėrritur nė Itali nga njė familje qė nuk kishte
probleme. Babai im, tenor punonte nė korin e TOB-it nė Shqipėri,
vend nė tė cilin tradita solide shqiptare nuk ėshtė vėnė nė krizė
ndonjėherė, as nga tronditjet e fundit politike. Jam rritur duke
asistuar nė prova, duke u mėsuar qė fėmijė me skenat e mėdha. Por
ishte pikėrisht muzika melodioze pop qė mė ka dhėnė mundėsinė tė
shpreh shumė shpejt fuqinė time tė mirė vokale".
- Por pse e ke pėrjashtuar muzikėn klasike nga jeta jote?
E edukuar qė fėmijė me shije muzikore gjithmonė e mė tė hapura dhe
kurioze, kam qenė e drejtuar nga pėrjashtimi i karrierės nė fushėn
operistike.
- Nė moshėn 14-vjeēare, sipas biografisė tėnde, ke fituar Festivalin
Kombėtar tė kėngės shqiptare .
E vėrtetė: ka qenė viti 1996. Ishte hera e parė qė merrja pjesė nė
njė aktivitet tė kėtyre pėrmasave dhe menjėherė rashė nė sy. Dhe e
pėrsėrita nė '97.
- Pse bėre gati valixhet?
Babai im, mė 1997, u transferua nė Itali, ku mori dhe qytetarinė
italiane dhe ku vazhdoi tė punonte si tenor nė koret e enteve lirike
mė tė rėndėsishmė europiane, nga "Traviata" nė Paris deri tek "Viva
Verdi!" nė Londėr. Unė shkova mbas tij vetėm pak kohė mė pas dhe
kėshtu mora dhe unė qytetarinė italiane. U regjistrova nė gjimnazin
shkencor tė Lecces, ku banonte nė atė periudhė familja ime e re, dhe
kėshtu kompletoja dhe bėja jetėn e qetė dhe normale tė studentes,
ndėrsa nė Shqipėri vazhdoja, pasi atėherė jetonte nėna ime,
karrierėn time si kėngėtare e muzikės sė lehtė.
- Nė Shqipėri, nėna juaj ka mbetur viktimė e njė incidenti tragjik .
Po dhe pėr kėtė arsye, u lidha gjithmonė e mė shumė me atdheun tim
tė dytė, Italinė. Shpresoj nė njė Shqipėri tė zonjėn pėr tė
zhvilluar kulturė, bukuri dhe ėndrra.
- Pėrveē kėngės, studion?
Sigurisht. Mbasi mbarova gjimnazin, u regjistrova nė Romė, nė
fakultetin e Arkitekturės.
- "Valeria", kėnga qė ke interpretuar nė mėnyrė tė shkėlqyer, ėshtė
nga kėndvėshtrimi, si muzikor, ashtu edhe letrar, shumė e dobėt.
Nuk jam aspak e bindur pėr kėtė: Marco Marati, Guido Maffei dhe Luca
Bechelli kanė krijuar njė kryevepėr, qė ėshtė pėlqyer dhe ka pasur
njė pritje shumė tė mirė nga juritė. Mund edhe tė fitojė, pse jo?
- Nėse do tė fitosh, ke fituar ti, me zėrin tėnd tė shkėlqyer, njė
pėrzierje mes Anna Oxės dhe Laura Pausinit...
E megjithatė, historia ėshtė e bukur, origjinale dhe shumė
intriguese . Pikėrisht kjo thjeshtėsi dhe ngjarja e pėrshkruar duhet
tė pėlqehet, (dhe ėshtė pėlqyer!); Ka nga ata qė mendojnė se kėnga
ime mund tė bėhet ndėr mė tė preferuarat e adoleshentėve. Njė tekst
i bukur, rufjan, i cili i drejtohet tė rinjve qė vuajnė nga
problemet e dashurisė.
- "Valeria" ėshtė njė "mike e dashur", tė cilės i ke vjedhur tė
fejuarin.
Nė fund tė fundit, nuk isha unė qė e tradhtova, por ai! Unė isha e
lirė.
- Le tė kthehemi tek karriera jote e ndėrprerė nė Shqipėri .
E ndėrprerė? Aspak. Vendimi im pėr tė nisur njė karrierė muzikore
edhe nė Itali nuk mė shkėput nga projektet e shumta tė planifikuara
ndėrkaq nė Shqipėri. Pėrkundrazi, dua tė bėj qė nė Itali tė njihen
gjėrat mė interesante tė traditės muzikore shqiptare qė nis nga
kėngėt mė tė forta tė veriut tė egėr deri tek meloditė shumė
mesdhetare tė jugut.
[ Marrė nga "Il Giornale del Popolo" ]
Lila, ngjall polemika mes mediave italiane
Shqiptarja qė kohėt e fundit ka marrė qytetarinė italiane, Elsa Lila
ka ngjallur replika dhe polemika tė shumta nė mediat italiane. Me
njė interpretim tė shkėlqyer nė skenėn e Sanremos, bukuroshja
shqiptare ka fituar jo pak simpatinė e popullit italian, ndėrsa
kritika muzikore italiane ėshtė ndarė nė dy kampe, pro dhe kundėr
Elsės. E renditur e dyta nė klasifikimin e pėrkohshėm tė natės sė
parė tė interpretimit, sipas mediave italiane, Lila duhej "vezhguar
me vemendje si njė nga kandidatet pėr tė marrė trofeun e mė tė mirit"
mes talenteve tė reja tė skenės sė Aristonit. "Sy tė bukur por njė
kėngė mediokre", "Pausini ėshtė vetėm njė dhe shqiptarja Elsa Lila
ka kėnduar njė kėngė shumė tė dobėt", "Njė zė i mrekullueshėm, por
njė kėngė e rėndomtė", shpreheshin disa nga mediat italiane tė
kėtyre dy ditėve tė fundit. Ndėrsa ka nga ata qė e lidhin
prezantimin e italianes qė ka lindur nė Tiranė me ndalimin e skafeve
tė klandestinėve nė brigjet e Italisė. Cinike dhe poshtėruese disa
prej kritikave mė tė forta tė mediave italiane, gjithsesi, ajo qė
askush nuk ka guxuar tė mohojė, ėshtė talenti i padiskutueshėm,
edukata muzikore e shkėlqyer dhe zėri i mrekullueshėm i shqiptares
qė nuk mungon nė mediat e pėrditshme italiane. Mbas suksesit tė madh
nė "Destinazione Sanremo", ku Elsa, pavarėsisht cinizmit tė kritikut
mė tė ashpėr italian, fitoi duartrokitjet dhe respektin e publikut
nė sallė dhe teleshikuesit, Lila mbetet njė nga pretendentet pėr
fitore, ndėrsa ka arritur tė hyjė nė natėn finale tė Sanremos.
Shqiptarja e dytė mbas Oxės, arriti tė fitojė gjithsesi dashurinė
edhe tė publikut dhe teleshikuesit tė Sanremos, qė e vlerėsoi mjaft
interpretimin e saj. Ndėrsa ajo vetė shprehet se "Sanremo nuk ėshtė
gjithēka", njė gjė ėshtė e sigurtė, Elsa Lila ka fituar tė drejtėn
pėr t'u shndėrruar nė njė nga personazhet mė interesante nė skenėn
muzikore italiane. Dhe ēmimi mė i madh pėr publikun shqiptar, ėshtė
deklarimi i saj i padiskutimtė si shqiptare, intervistat e ngrohta
nė tė cilat pėrpiqet tė promovojė gjithmonė vendin e saj dhe pjesėn
e panjohur tek publiku italian dhe padiskutim, nami i saj tashmė i
sigurtė si njė artiste qė premton shumė. Nuk ka tjetėr falenderim mė
tė madh nga kjo 22-vjeēare shqiptare per vendin e vet qė nė kėtė
mėnyrė, bėhet njė nga zėdhėnėset mė tė fuqishme tė burimeve tė
shkėlqyera qė ka vendi ynė, duke lėnė nė hijė namin e keq tė
shqiptarėve, si trafikantė, prostituta e kriminelė.
Nga Teuta Meci
Marre nga
Art-Cafe-Albanian Arts & Entertainment List
copyright
VloraCity 2003/2006 |