|
Vlora pėr shumė njerėz njihet ndryshe si qyteti me dy dete.
Lagur nga Adriatiku dhe Joni, nė kėtė zonė, ke mundėsi tė shumta pėr
tė zgjedhur vendin ku preferon tė rrezitesh nė diell, tė pushosh e
tė dėfresh mbrėmjeve. Njė qytet qė njeh pushues nė ēdo stinė, ku
bregdeti ka ēfarė tė ofrojė pėrgjatė gjithė gjatėsisė sė tij. Nėse
nė dimėr gjėmimi i detit ėshtė i dukshėm, nė verė gjithēka qetėsohet.
Kaltėrsia ujore dhe gjelbėrimi marrin kuptim tjetėr.
Zona lė vend pėr tė zgjedhur. Madje duke testuar dhe gustot. Nėse
kėrkon klimė malore, njė ditė e tėrė pushimi mund tė kalohet nė
Llogara, ku qetėsia mbizotėron nėn gjelbėrimin pafund tė pishave.
Njė ditė pushimi mes gjelbėrimit dhe kaltėrsisė ta ofron Zvėrneci,
ndodhur jo shumė larg Vlorės, ndėrsa pėr tifozėt e plazhit, oferta
ėshtė mė e hapur se kaq. Ujėrat e detit ftojnė nė shumė zona, qė nga
plazhet me rėrė, plazhet me zhavorr tė imtė apo plazhet me gurė.
Plazhet
Nė Triport, pikė qė ndodhet afėr Zvėrnecit, panorama ėshtė krejt
ndryshe. Nė shkėmbinjtė e mėdhenj qė ndodhen nė det, duket sikur
flet lashtėsia. Gjurmė tė saj, tė ēara shkėmbinjsh, forma nga mė tė
ēuditshmet. Uji ėshtė kristal, nė thellėsi qė shkallėzohet butė.
Poshtė njėrit prej shkėmbinjve dallohen qartė dhe plazhet e tjerė.
Me rėrė tė imtė e ujė po kristal, plazhet e Dajlanit e Porta Nova.
Nėse flitet pėr plazhe tė virgjėra pa frikė mund tė gjesh aty. Njė
mrekulli e natyrės, uji, rėra, pylli i pishave pranė, dunat me rėrė
pranė tyre, faqet shkėmbore, por edhe mini ishujt e vegjėl. Pylli me
pisha shoqėron gjithė bregun nga Triporti drejt plazhit tė vjetėr,
ky i fundit shumė i frekuentuar.
Plazhi i vjetėr
Ndoshta shumė e kanė braktisur, pasi infrastruktura e tij nuk ka
njohur pėrmirėsime tė dukshme. Po kėshtu popullimi nga shumė
familjarė nė kabina, apo kthimi i njė pjese tė bregut nė rrugė
automjetesh ka larguar njė pjesė tė mirė tė frekuentuesve, por
specialistėt pohojnė se ai ka vlera kurative. Plazhi ėshtė ranor.
Deti ka shumė cektina ēka e bėn ende tė frekuentuar nga familjarė,
tė cilėt shfrytėzojnė cektinat pėr larjen e fėmijėve tė tyre, ndėrsa
nga moshat e treta plazhi gjurmohet pėr rėrėn dhe vlerat e jodit qė
ka ajo.
Plazhi i Ri
Ėshtė plazhi mė i madh dhe mė i populluar nė Vlorė. Plazh ranor me
det tė cekėt, tepėr i pėrshtatshėm pėr familjarė dhe fėmijė. Ky
plazh ėshtė publik dhe mirėmbahet nga bashkia e qytetit. Ēdo vit
para fillimit tė sezonit pastrohet dhe mbushet me rėrė. Veē vendasve
kėtu mund tė gjesh dhe shumė qytetarė nga rrethe tė tjera; kryesisht
Fieri, Berati, Lushnja, etj. Pranė tij ndodhet ndėr tė vetmit mol
pėr plazhistėt, ku shumė prej tė cilėve kanė mundėsi tė ushtrojnė
hedhjet nė ujė, por edhe ato nga trampolina qė gjendet nė kėtė mol.
Plazhi te vilat
Shumė i frekuentuar pėr pamjen qė ofron. Gjatė sezonit ėshtė ndėr
plazhet mė tė frekuentuara tė Vlorės. Nė njė plazh tė tillė
thellėsia gjendet shumė afėr bregut. Bregdeti ėshtė me gurė dhe
zhavorr tė imtė nė disa pjesė tė tij, kryesisht nė brezin e parė.
Para viteve 90 plazhi nuk ishte i hapur pėr pushuesit e zakonshėm,
pasi pushonin vetėm pushtetarėt. Zona ruhet ende me ushtarė te
godina ku dikur ishin vilat, sot mbetur vetėm muret e tyre, thuajse
gėrmadhė. Zona preferohet pėr plazhin e konsiderueshėm, hapėsirėn e
vendparkimeve, por edhe bareve karakteristikė qė ka nė zonė.
Plazhet te Kalaja
Plazhe ekzotike me zhavorr dhe ujė tė pastėr, frekuentohet kryesisht
nga tė rinjtė. Vend ideal pėr shėtitje me varka.
Plazhi i Jonufrės
Edhe ky ėshtė ndėr mė tė veēantėtpėr nga pamja e tijpanoramė
shkėmbinjsh, ujė kristal, ndėrsa bregu ėshtė njė ndėrthurje zhavor i
imtė dhe gurė. Mbi plazhin shihet gjelbėrimi i kodrės sė Jonufrės. I
frekuentuar pėr hapėsirat qė ka, por edhe njė vend ideal pėr tė
apasionuarit e hedhjeve nga shkėmbinjtė e shumtė qė ka nė tė.
Plazhet e Radhimės
Janė kryesisht me bregdet me gurė dhe zhavor tė imtė. Deri nė Orikum
ka shumė tė tillė, ku ndėrthuren plazhe tė vogla, por edhe ata
shkėmborė. Plazhe me ujėra kristal rrethuar nga kodrat e gjelbėruara
tė Radhimės. Nė tė gjithė vijėn bregdetare Radhimė-Orikum gjenden
plazhe tė mirėmbajtura nga hotelet buzė detit janė tė pėrshtatshėm
pėr tė gjithė llojet e pushuesve.
Tė tjera
Ndėrsa nė plazhet e Vilave nė Ujė tė Ftohtė, plazhi te Kalaja e nė
Jonufėr, thellėsia e detit shfaqet qė nė hapat e parė kur futesh nė
tė, pasi kalon plazhet e Radhimės, thellėsia zbret mė butė, deri nė
plazhet e Orikumit, tė cilat preferohen nga familjarė pėr ujin e
pastėr, por edhe thellėsinė qė vjen gradualisht, duke u parė si vend
i favorshėm edhe pėr fėmijėt. Gjithsesi nė Orikum, diku thuhet stop
dhe ėshtė pikėrisht zona ushtarake e bazės sė Pashalimanit, e cila
rrethonnjė pjesė tė mirė tė plazhit dhe mund tė futen nė tė vetėm
uniformat e bazės, ose personat e autorizuar qė vijojnė rrugėtimin
drejt Orikumit.
Thuajse nė tė gjithė plazhet e mėdha ka lokale. Madje disa tė tipit
bar, Fast food dhe restorante. Po kėshtu nė shumė prej tyre mund tė
marrėsh varka me qira, tė shijosh njė shėtitje nė bregdet, apo edhe
pėr kė preferon shpejtėsinė e njė xhiroje nė ujė, motorrėt e ujit.
Tendenca mė e fundit nė disaplazhe ėshtė privatizimi. Nuk ka tabela
qė ta bėjnė vizive kėtė, por numri i shezlonėve dhe ēadrave nė to,
nė disa plazhe tė parapėlqyera, si nė Jonufėr, Radhimė, plazhi i
vilave, ėshtė i madh, krahasuar hapėsirave qė ata kanė.
|