LAJME NGA VLORA >> Policia e Tiranės ka shpallur nė kėrkim vlonjatin Agim Leka, i cili kishte marrė me qera dyqanin e luleve pėrballė burgut


Policia e Tiranės ka shpallur nė kėrkim vlonjatin Agim Leka, i cili kishte marrė me qera dyqanin e luleve pėrballė burgut

Tuneli, plan pėr arratinė e Gaxhait

Plani pėr arratisjen ėshtė thurur rreth 5 muaj mė parė. I kėrkuari pagoi 6 muaj paradhėnie qeranė
Njė plan i studiuar prej muajsh dhe shumė para tė shpenzuara, nė llogari tė njė arratisjeje pėr tė mbetur nė histori. Banori i pėrjetshėm i burgut 302, Gazmend Brraka dyshohet tė ketė planifikuar gjithēka pėr t’u shpėtuar hekurave tė qelisė sė tij tė ngushtė. Bashkėpunėtori i tij i jashtėm, sipas hetuesve tė kėsaj ēėshtjeje ėshtė Agim Leka, njė vlonjat i ardhur nė Tiranė vetėm pėr tė shpėtuar mikun e tij tė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm, emri i tė cilit ėshtė pohuar me rezerva nga organet hetimore. Njė gjė ishte e sigurtė, qė prej mėngjesit tė djeshėm pėr hetuesit: i burgosuri i pėrket asaj “kaste” tė 302-shit qė mban mbi supe njė dėnim tė gjatė dhe njihet pėr lidhjet e tij me grupe tė caktuara e me shumė para. Sipas hetimeve tė deritanishme, arrestimi i Agim Lekės, qeraxhiut tė dyqanit tė luleve pėrballė burgut 302 pritet tė zbardhė gjithė skemėn e pėrgatitur pėr arratisjen e njė ose mė shumė tė burgosurve nga qelitė e repartit 302. “Deri tani, ne kemi shpallur nė kėrkim Agim Lekėn, pronarin e dyqanit prej nga ka filluar gėrmimi i kanalit qė ishte planifikuar tė shkonte deri nė burg”,-thotė njė zyrtar i policisė sė Tiranės pėr “Shekullin”.
Qeraxhiu
Agim Leka ka ardhur nė Tiranė 5 muaj tė shkuara. Sipas burimeve tė policisė sė kryeqytetit, ai ka lėnė nė Vlorė familjen e tij, ka mbushur “xhepin” me para dhe ka bujtur nė Tiranė. I ka vėnė syrin dyqanit pėrballė burgut 302, nė rrugėn “Mine Peza” tė Tiranės dhe ka kėmbėngulur ta marrė me qera. I ėshtė dukur perfekt, pėr tė realizuar planin e arratisė sė mikut tė tij. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, Agim Leka i ka shkuar nė shtėpi pronarit tė dyqanit, Njazi Njuma. I ka numėruar nė dorė paratė pėr gjashtė muaj dhe ka filluar nga puna, pėr tė maskuar qėllimin e tij tė vėrtetė me aktivitet tregtar. Dyqanin e ka mbushur me lule natyrale, por tregtarėt fqinjė me tė thonė se Lekės, rrallėherė i ndodhte tė shiste ndonjė buqetė. Ndėrkaq, burimet nga grupi hetimor pohojnė se puna pėr hapjen e kanalit mendohet tė ketė filluar rreth tre muaj mė parė.
Bashkėpunėtorėt
Hetuesit e kėsaj ēėshtjeje pohojnė pėr “Shekullin” se prapa planit tė arratisjes mendohet tė fshihen njė grup i madh njerėzish. Ky dyshim ėshtė bazuar nė punėn e bėrė pėr hapjen e kanalit qė do tė shkonte deri nė brendėsi tė burgut. “Agim Leka nuk ka punuar i vetėm. Ne po punojmė sė bashku me policinė e Vlorės, pėr tė gjetur lidhje tė Lekės me ndonjėrin prej tė burgosurve nė burgun 302”,-pohon zyrtari i policisė sė Tiranės. Nė rrugė operative, agjentėt e policisė kanė filluar hetimet pėr identifikimin e tė gjitha lidhjeve tė Agim Lekės, tė cilat i kanė ēuar hetuesit tek Gaxhai. Policia e Tiranės dyshon se pas kėtij plani qendron njė grup i organizuar, qė ka vėnė nė lėvizje shumė para pėr te realizuar arratisjen e tij. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, zyrtarėt e policisė ende nuk kishin saktėsuar nėse Gaxhai kishte planifikuar tė arratisej vetėm, apo me miqtė e tij tė qelisė, pa pėrjashtuar nga hetimi tė dėnuarit e tjerė VIP tė kėtij burgu. Hetimet e mėtejshme pritet tė zbardhin skemėn dhe programuesit e kėtij plani perfekt, i cili dėshtoi nga njė sinjalizim i siguruar prej punonjėsve tė burgut tė sigurisė sė lartė.






 

 Gazeta Shekulli

webmaster@vloracity.com