|
Byrek me spinaq
Ingredientėt: 1 kg miell i bardhė, 1 kg spinaq, vaj, kripė, niseshte,
30-0 gr gjalp. Mund ti shtojmė edhe gjizė dhe vezė. Pėr 1 kg miell
500 gr gjizė dhe 2- 3 vezė.
Pėrgatisim nė fillim brumin duke pėrzier miellin me kripėn dhe ujin
(fillojmė me ½ gote ujė). Pasi tė kemi rrahur brumin derisa tė bėhet
elastik e ndajmė nė topa tė vogla sa njė mandarinė. I lemė tė
pushojnė duke i mbuluar me njė pecetė dhe grijmė spinaqin, i hedhim
kripė dhe e shtypim duke pėrdorur duart. Vendosim spinaqin nė njė
tas duke lėnė mėnjanė lėngun e tij dhe i shtojmė vezėt dhe gjizėn.
Fillojmė tė hapim topat e brumit: duke vendosur nė fillim pak
niseshte poshtė dhe pak sipėr dhe i hapim me ndihmėn e njė okklai
derisa peta tė bėhet shumė e hollė, gati trasparente. Peta duhet tė
jetė 2-3 cm mė e madhe se tepsia. E lyejmė tespinė me pak vaj dhe
shtrojmė sipėr petėn. Tė njėjtėn gjė e bėjmė edhe me 4-5 topat e
tjerė tė brumit. Pasi tė kemi shtruar edhe petėn e 5 ose tė 6 i
hedhim gjysmėn e kompostos me spinaq, mund ti hedhim gjithė
komposton, por nė kėtė rast duhet tė hapim gjysmėn e petave. Pasi tė
kemi mbaruar mbyllim bordet dhe hedhim vaj dhe pak gjalp mbi
sipėrfaqen e byrekut. E vendosim tepsinė tė piqet nė furrė nė
temperaturėn 220°C.
Byrek me pras dhe gjizė
1 kg miell i bardhė, 1 kg pras,, 250 gr gjizė, vaj, kripė, niseshte,
30 40 gr gjalp, piper i zi, 4 5 vezė.
Pėrgatisim nė fillim brumin duke pėrzier miellin me kripėn dhe ujin
(fillojmė me ½ gote ujė). Pasi tė kemi rrahur brumin derisa tė bėhet
elastik e ndajmė nė topa tė vogla sa njė mandarinė. I lemė tė
pushojnė duke i mbuluar me njė pecetė dhe vendosim vajin dhe pak
gjalp tė nxehet nė njė tigan, i shtojmė prasin e grirė hollė. Pasi
prasi tė jetė zbutur i shtojmė gjizėn. I hedhim kripė, piper 2-3
lugė ujė dhe vezėt e rrahura dhe i lemė mėnjanė. Fillojmė tė hapim
topat e brumit: duke vendosur nė fillim pak niseshte poshtė dhe pak
sipėr dhe i hapim me ndihmėn e njė okklai derisa peta tė bėhet shumė
e hollė, gati trasparente. Peta duhet tė jetė 2-3 cm mė e madhe se
tepsia. E lyejmė tespinė me pak vaj dhe shtrojmė sipėr petėn. Tė
njėjtėn gjė e bėjmė edhe me 4-5 topat e tjerė tė brumit. Pasi tė
kemi shtruar edhe petėn e 5 ose tė 6 i hedhim gjysmėn e kompostos,
mund ti hedhim gjithė komposton, por nė kėtė rast duhet tė hapim
gjysmėn e petave. Pasi tė kemi mbaruar mbyllim bordet dhe hedhim vaj
dhe pak gjalp mbi sipėrfaqen e byrekut. E vendosim tepsinė tė piqet
nė furrė nė temperaturėn 220°C.
Tavė me oriz ose tavė kasapėsh
Ingredientėt pėr 6 persona. 1 kg mish qengji, 2 kokrra qepė tė thata,
kripė, spec i kuq ose salcė domatesh, 1/2 kg oriz, 1 tufė majdanoz,
1/2 tufė kopėr, vaj.
Nė njė tigan me vaj skuqim nė fillim mishin e qengjit me qepėn e
grirė Pastaj e hedhim kripėn, specin e kuq ose 1 lugė salcė domateje
dhe i pėrziejmė mirė. I shtojmė ujė dhe i vemė tė ziejnė. Pasi mishi
tė jetė zier e transferojmė nė njė tavė, mundėsisht tavė balte,
bashkė me lėngun e tij. I hedhim orizin, majdanozin, koprėn dhe i
vendosim nė furrė.
Byrek me mish
1 kg miell i bardhė, ½ kg mish i grirė, 200 gr domate, 200 gr qepė,
vaj, kripė, niseshte, 30 40 gr gjalp, piper i zi.
Pėrgatisim nė fillim brumin duke pėrzier miellin me kripėn dhe ujin
(fillojmė me ½ gote ujė). Pasi tė kemi rrahur brumin derisa tė bėhet
elastik e ndajmė nė topa tė vogla sa njė mandarinė. I lemė tė
pushojnė duke i mbuluar me njė pecetė dhe vendosim vajin tė nxehet
nė njė tigan, i shtojmė qepėt e grira dhe mishin e grirė. Pasi mishi
tė ketė ndryshuar ngyrė dhe qepėt tė jenė zbutur i shtojmė domatet e
grira. I hedhim kripė dhe piper dhe i lemė mėnjanė. Fillojmė tė
hapim topat e brumit: duke vendosur nė fillim pak niseshte poshtė
dhe pak sipėr dhe i hapim me ndihmėn e njė okklai derisa peta tė
bėhet shumė e hollė, gati trasparente. Peta duhet tė jetė 2-3 cm mė
e madhe se tepsia. E lyejmė tespinė me pak vaj dhe shtrojmė sipėr
petėn. Tė njėjtėn gjė e bėjmė edhe me 4-5 topat e tjerė tė brumit.
Pasi tė kemi shtruar edhe petėn e 5 ose tė 6 i hedhim gjysmėn e
kompostos, mund ti hedhim gjithė komposton, por nė kėtė rast duhet
tė hapim gjysmėn e petave. Pasi tė kemi mbaruar mbyllim bordet dhe
hedhim vaj dhe pak gjalp mbi sipėrfaqen e byrekut. E vendosim
tepsinė tė piqet nė furrė nė temperaturėn 220°C.
Supė me fide
Pėr 4 Porcione nevojitet:100 gr. fide, krypė, 2 domate, 100 gr.
bizele, 1 ltr. supė mishi (psh.uji i mishit tė zier).
Fidet i ziejmė nė ujė tė njelmėt (jo shumė butė). Domatet i
pėrvėlojmė, i rjepim, i pėrgjysmojmė, ia heqim farat dhe tulin e
presim nė katrorė tė vegjėl. Domatet e prera, bizelet dhe fidet e
ziera i qesim nė tenxheren me lėngun e mishit dhe i lėmė 5-10 minuta
tė nxehen (jo tė zihen).
Supė e ftohtė domatesh
Nevojiten: 1 kg domate, 1 kungulleshkė, 1 hudhėr, 4 lugė jogurt,
majdanoz. kripė, piper.
Domatet e kuqe pastrohen, pervėlohen qė te qėrohen sa me letitė
prehen dhe u hiiqen farat, po ashtu edhe kungulleshka pastrohet,
qėrohet dhe pritet nė copa, si edhe hudhra (qėrohen thelpinjtė dhe
priten nė copa). Tė gjitlia kėto perzihen nė miksator derisa masa tė
bėhet e lengshme. u qitet kripa dhe piperi dhe ena e mbuluar futet
ne frigorifer pėr t'u ftohur. Para se ta servoni shtohet jogurti dhe
majdanozi i prere imė dhe pėrzihen mire. Kėsaj supe te ftohte (qe
nuk zihet) mund t'i shtoni edhe qepė lė grira shumė imėt dhe tranguj
te prerė nė katrore tė vegjėl
|