|
Ka qenė ora 10:20 minuta e datės 24 Janar tė 1919, kur Ismail Qemali
donte vetėm tre ditė tė mbushte plot 75 vjeē, doli para gazetarėve
nė njė konferencė pėr shtyp tė organizuar nė njė sallon hoteli nė
Peruxha. Hyrja e tij nė sallėn e mbushur me mbi 100 gazetarė dhe
fotoreporterė i befasoi tė gjithė tė pranishmit qė kishin mbi dy orė
qė prisnin diplomatin e njohur tė Shqipėrisė.
Ndėrsa ecte pėr tu ulur nė tavolinėn nė krye tė sallės, nė fytyrė i
fashitet njė ēehre e verdhė qė sa vinte e i shtohej. Nuk kaluan
shumė minuta dhe disa tė dridhura i mbėrthyen trupin. Askush nuk po
pipėtinte, vetėm plaku mjekėrbardhė, qė megjithė gjendjen qė po
kalonte, gjeti forca pėr tė folur. Nga goja i dolėn vetėm pak fjalė
dhe dukej qartė qė ai po mundohej ti lidhte me njėra-tjetrėn. Nė
atė ēast kėrkoi ndihmė nga i biri Qamili, tė cilin e mbante pranė
vetes si sekretar. I kėrkon qė tė shkojė nė tualet. I biri, duke e
kapur pėr krahu, u kėrkoi tė falur gazetarėve tė pranishėm dhe mori
hapat drejt derės sė tualetit. Aty mėsohet se sa vuri kėmbėn pėr tu
drejtuar te lavamani filloi tė shkumėzonte dhe tė dridhej mė shumė.
Ajo gjendje nuk zgjati shumė. Nė pak ēaste zemra e tij pushoi sė
rrahuri. I biri del para gazetarėve ku u komunikon lajmin se i ati,
tė cilin para pak ēastesh e kishin nė tavolinėn pėrballė, tashmė nuk
jetonte mė. Ajo situatė ishte e rėndė pėr tė gjithė. Aty dhimbja
njerėzore i kaloi kufijtė.
Situatat qė Ismail Qemali kishte kaluar ato ditė nė Peruxha tė
Italisė i kishin shkaktuar njė gjendje tė rėndė mendore dhe fizike.
Edhe pse nė atė gjendje, ai nuk kishte ngurruar tė dilte para
shtypit. Ai donte tė denonconte krerėt e diplomacisė italiane, nė
atė kohė kur nė Paris diskutohej fati i Shqipėrisė dhe ata kishin
mundur ta hanin nė besė. Megjithatė, pėr ēudinė e tij, ajo
konferencė ishte organizuar nga tė tjerėt. Nuk u mėsua asnjėherė se
kush i kishte thirrur gazetarėt. Plakut 75-vjeēar i kishin thėnė se
media kishte interes tė dėgjonte nga ai se pėrse nė ato momente nuk
ndodhej nė Konferencėn e Paqes nė Paris. E kėshilluan qė tė hante
mirė pasi nė atė konferencė shtypi do ti duhej tė fliste gjatė.
Pikėrisht pas ushqimit nuk vonoi shumė, ai doli nė sallėn e takimit
dhe nė atė moment jeta e tij filloi tė shuhej. Kėto janė momentet e
fundit tė jetės sė njeriut qė ėshtė njohur historikisht si
kryeministri i parė i shtetit shqiptar. Ndėrkohė qė opinioni ėshtė
njohur me shumė hollėsi tė jetės diplomatike tė plakut tė menēur,
mund tė jenė shumė pak ata qė i njohin momentet kur ai ka mbyllur
sytė. Pikėrisht pėr ato ēaste redaksia e gazetės Panorama, duke
hulumtuar nė shumė dokumente dhe dorėshkrime tė dosjes sė Ismail
Qemalit nė A.Q.SH. dhe duke u mbėshtetur nė dėshmitė gojore tė
njohėsve kopetentė, ka arritur tė zbardhė historinė kur plaku
diplomat mbylli sytė. Njė dėshmi tė plotė pėr gazetėn ka qenė edhe
ajo ish-komandantit tė Aviacionit Shqiptar Edip Ohrit dhe e
ish-komandantit tė Nėndetėseve tė Pashalimanit, Dashamir Ohrit, i
cili ėshtė edhe vėllai i Edipit. Kėta dy vėllezėr djalin e Ismail
Qemalit, Qazimin, e kanė pasur njerkun e tyre.
Ismail Qemali pritet ne bese nga kryeministri italian
Mė hėngrėn nė besė! bėrtiti Ismail Qemali sapo zbriti nė Peruxha
tė Italisė. Ai ishte nisur pėr njė vizitė urgjente nė Romė, me ftesė
tė autoriteteve mė tė larta tė vendit, nga kryeministri dhe ministri
i Jashtėm. Kjo kishte ndodhur pas njė kėrkese kėmbėngulėse tė tij,
nėpėrmjet njė telegrami tė nisur pėr kėtė qėllim. Synimi i
diplomatit shqiptar ishte qė tė ndihmohej nga pėrfaqėsuesit e
Italisė, tė cilėt do tė ndėrhynin pranė autoriteteve mė tė larta tė
Konferencės sė Paqes qė mbahej nė Paris, pėr tė mundėsuar qė
delegacioni shqiptar tė shtohej edhe me tre pėrfaqėsues tė tjerė.
Ndėrsa Ismail Qemali kishte marrė pėrgjigje se kryeministri italian
i asaj kohe, Orlando dhe ministri i Jashtėm, Sonino e prisnin nė
Romė, ai pa humbur kohė u nis pėr tė realizuar takimin e kėrkuar nga
i cili shpresonte tė dilte me rezultate pozitive nė favor tė
Shqipėrisė. Por befasisht dhe ēuditėrisht diplomati 75-vjeēar nga
Shqipėria u pėrball sapo zbriti nė Peruxha me pėrgjigje negative;
kryeministri dhe ministri i Jashtėm kishin shkuar nė Konferencėn e
Parisit pėr tė cilin interesohej edhe Ismail Qemali. Kjo do tė
thoshte qė ai jo vetėm se nuk do tė ndihmohej edhe me tre delegatė
tė tjerė, por madje as ai vetė nuk do tė merrte pjesė nė tė.
Diplomati shqiptar u bind menjėherė se bėhej fjalė pėr njė dredhi tė
pastėr politike pikėrisht nga ata qė ai i kishte konsideruar miq tė
vendit tė tij, por qė tashmė kishin marrė nismėn pėr ta izoluar.
Tronditja qė pėsoi pas marrjes sė lajmit tė papritur, se ishte
mashtruar qė ishte thirrur nė Itali, ishte e papėrballueshme pėr
moshėn e tij 75-vjeēare, prandaj edhe klithma e tij Mė hėngrėn nė
besė! doli shpėrthyeshėm me dhimbje.
Si nisi historia tragjike
Ishte janari i vitit 1919. Atė muaj nė Paris do tė zhvillonte
punimet Konferenca e Paqes, e cila fatkeqėsisht do tė hynte fuqishėm
dhe dhimbshėm nė historinė e mėvonshme tė Shqipėrisė. Aty do tė
vendosej edhe fati i saj.
Sot ėshtė dita vendimtare pėr Shqipėrinė, shkruante Ismail Qemali
nė fillim tė atij muaji. Do tė ngjallemi ose do tė vdesim. Nėn
zjarrminė e njė patriotizmi tė jashtėzakonshėm qė i kishte mbėrthyer
qenien, kishte kohė qė luftonte me tė gjitha mundėsitė dhe format
pėr tė ndikuar mbi konkluzionet e konferencės pėr tė cilat ai ishte
i interesuar qė tė ishin sa mė afėr interesave tė bashkėkombasve dhe
atdheut tė tij. Pėr tė arritur kėtė qėllim ai zgjodhi partnerin
kryesor diplomatik, Italinė, e cila duhej tė mundėsonte qė me
delegacionin shqiptar nė konferencė tė shkonin sė paku edhe tre apo
gjashtė delegatė mė shumė. Kėta delegatė do tė ishin nga trojet
shqiptare tė cilėt do tė bashkoheshin me ata qė vinin nga Amerika.
Sikur tė kisha tė holla,- vazhdon mė tej nė ditarin e tij tė atyre
ditėve Ismail Qemali, - do tė isha hedhur deri nė Amerikė pėr njė
marrėveshje tė plotė me gjithė atdhetarėt e atjeshėm. Por nė
marrėveshje me qeverinė italiane e quaj tė nevojshme tė shkoj nė
Romė. Prej andej mund tė bėj njė marrėveshje me gjithė shqiptarėt e
Shqipėrisė pėr tė vendosur njė aksion kombėtar nė njė moment kaq
kritik e tė rrezikshėm, qė tė mund tė pėrpilojmė programin
pėrfundimtar. Nga Italia kėrkoj tė nxis nisjen nga Shqipėria veriore,
qendrore dhe jugore tė tre ose gjashtė delegatėve, nė mėnyrė qė sė
bashku me delegatėt qė vijnė nga Amerika tė shkojmė nė Paris tė
gjithė sė bashku pėr ti propozuar konferencės kėrkesat dhe tė
drejtat e Shqiptarėve.
Pėr synimet qė i kishte vėnė vetes, diplomati shqiptar filloi
menjėherė pėr tė zbatuar nė mėnyrė konkrete tė gjithė programin e
paramenduar. Detyra e parė dhe mė emergjente ishte takimi i
menjėhershėm i tij me diplomacinė e Romės. Data 19 Janar 1919.
Kryeministri italian Orlando pėr pak ditė do tė nisej drejt Parisit
pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn e Paqes. Ismail Qemali i dėrgon
njė telegram urgjent, tė shkruar nė gjuhėn frėnge. Njė kopje tė asaj
letre ia dėrgoi edhe ministrit Sonino. Ja ēfarė shkruhej nė tė:
Shkėlqesisė sė tij Orlando, Kryetar i Kėshillit tė Ministrave Romė.
Pėrveē ndjenjave tė mia tė admirimit personal me cilėsinė e
pėrfaqėsuesit tė idealeve shqiptare, realizimit tė tė cilave u kam
kushtuar gjithė jetėn time, ndjej detyrėn ti besoj shpresat e mia
pėr lirinė e vendit tim nė mbėshtetjen dhe nė mbrojtjen e lartė tė
Italisė
I lutem shkėlqesisė Tuaj ti marrė nė konsideratė serioze
kėto lutjet e mia duke mė transmetuar telegrafisht urdhrat dhe
udhėzimet tuaja. Ajo promemorje e shkruar me aq urgjencė nga Ismail
Qemali ka arritur nė Romė pikėrisht mbrėmjen e 18 janarit, ku nga
dokumentet e sotme arkivore vėrtetohet se ėshtė regjistruar mė 19
janar. Pas kėsaj korrespodence, Ismail Qemali ftohet nga ministri i
Jashtėm nė Romė, pėr tė marrė pjesė nė takimin e kėrkuar nga vetė ai,
ku do ti ndodhte edhe tragjedia mė e madhe; do ti merrej jeta.
Sa zbriti nė Peruxha tė Italisė, Ismail Qemali njoftohet se
autoritetet italiane qė e kishin ftuar ishin nisur pėr nė Paris,
duke mos e pritur atė sipas njoftimit qė i kishin bėrė. Ata kishin
lėnė njoftim qė Ismail Qemali tė priste deri sa ata tė ktheheshin
nga Konferenca e madhe e Paqes. Nė kėtė moment, ai kuptoi se flitej
pėr njė izolim tė qėllimshėm qė i qe bėrė. Kjo mėsohet nga rrėfimet
e djemve tė tij. Sapo mėsoi lajmin pėr pabesinė, menjėherė i erdhi
njė goditje apopletike gjė qė pėr moshėn e tij ishte shumė e rėndė.
Kanė qenė pikėrisht ato momente qė provokuan klithmėn e tij tė
egėrsuar dhe tė papėrmbajtur Mė hėngrėn nė besė!. Situata nė tė
cilėn ishte vendosur Ismail Qemali bėri qė ai jo vetėm tė mos
realizonte planin qė ti shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo
gjashtė delegatė, por nė njė kohė qė nė Paris do tė hidhej pėr
diskutim edhe ēėshtja e Shqipėrisė, ai tė mos merrte pjesė as vetė.
Ky fakt pėr tė do tė thoshte vdekje e parapėrgatitur. Gjithsesi, nė
kushtet qė i ishin krijuar, ai u detyrua tė vendosej nė hotelin qė i
kishin rezervuar.
Pavarėsisht se diplomati shqiptar nuk mundi tė shkonte nė Paris,
loja e parapėrgatitur mbi tė do tė ndiqej deri nė fund. Nė njė nga
ato ditė, kur gjithė qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe
ankthi, mė 24 janar, pikėrisht 3 ditė para datės 27 kur ai mbushte
plot 75 vjeē, nė Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e
madhe Ndėrkombėtare me pjesėmarrjen e shumė shteteve, kur shtetet e
mėdha vendosnin fatet e shteteve tė vogla, Isamil Qemalit iu
provokua njė konferencė shtypi. Ajo iu servir si dėshirė e
gazetarėve pėr tė dėgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencė,
pavarėsisht se nuk ishte kėrkuar nga vetė ai, dukej se ishte edhe nė
dėshirėn e tij, sepse ishte momenti qė mė shumė se kurrė ai donte tė
denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.
Pak kohė para se tė fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu
servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet tė hante para
konferencės. Pasi hėngri, ai hyri nė sallėn e rekomanduar, ku e
prisnin dhjetėra gazetarė e fotoreporterė tė ndryshėm. Sipas
rrėfimeve qė djali i Ismail Qemalit, Ethemi, i ka bėrė mė vonė
kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Ali Asllanit, mėsohet se sapo hyri
nė sallė Qemalit i kaloi njė ēehre e verdhė nė fytyrė. Nuk vonoi
shumė, ai u ul nė tavolinė dhe befasisht nė trup i kaloi njė valė
rrėqethjeje. Ndėrsa nisi tė belbėzojė me vėshtirėsi, filloi tė
dridhej dhe ndėrkohė u konstatua se nuk mundte ti lidhte dot fjalėt.
Pas kėsaj situate, ai arriti tė kėrkonte ta shoqėronin pėr nė banjė.
Kur arriti aty, e mbyti shkuma qė nxirrte nga goja dhe tė vjellėt.
Nė pak ēaste pulsi i tij pushoi sė rrahuri. Nė kėto momente
gazetarėve tė mbledhur pėr konferencėn e shtypit nė atė sallė iu
komunikua fakti qė Ismail Qemali, i cili pak ēaste mė parė kishte
qenė para tyre, nuk jetonte mė.
Peripeci tė tjera ishin planifikuar pėr trupin e pajetė tė
diplomatit tė jashtėzakonshėm tė Shqipėrisė, Ismail Qemali. Pas
vdekjes sė tij, ēuditėrisht nė mbarė kancelaritė diplomatike tė
botės pati njė sensibilizim tė veēantė. Pėr vetė jehonėn e madhe qė
pati vdekja e tij, pala italiane me justifikimin qė ai kishte vdekur
nė vendin e tyre, donte ti bėnte nderimet qė meritonte njė
diplomat i atij rangu. Ata vendosėn qė trupin e tij ta balsamosnin.
Ajo kėrkesė dhe ai interesim i palės italiane bėri qė trupi pa jetė
i Ismail Qemalit tė qėndronte plot dy javė nė Peruxha, ku ai kishte
mbyllur sytė.
Me gjithė pėrpjekjet e palės italiane dhe shumė peripeci tė tjera qė
dolėn pas vdekjes sė Ismail Qemalit, djemtė e tij nuk reshtėn sė u
pėrpjekuri qė babanė e tyre ta sillnin nė Vlorė, e cila e priste me
padurim pėr ta varrosur nė lartėsinė madhėshtore tė Kaninės. Vdekja
e tij nė atė kohė kishte tronditur mbarė kombin dhe grupe tė shumta
shqiptarėsh, tė ardhur nga tė gjitha trevat, po pėrqendroheshin nė
Vlorė pėr ti bėrė nderimet e merituara diplomatit tė famshėm. Sė
fundmi gjithēka u bė realitet. Ishte pikėrisht data 12 shkurt i
vitit 1919, kur trupi pa jetė i Ismail Qemalit, i shoqėruar nga tre
djemtė e tij, Ethemi, Qazimi dhe Qamili, si dhe nga pėrfaqėsuesit e
Ministrisė sė Jashtme italiane mbėrriti nė portin e vogėl tė Vlorės.
Ai ishte transportuar fillimisht me tren dhe sė fundmi me anijen e
posaēme italiane. Sipas bashkėkohėsve tė atyre momenteve, siē ishin
vetė djali i Ismail Qemalit, Qazimi apo edhe mikut tė tij, Safet bej
Vlorės bėhet e ditur se hyrja e arkivolit nė Vlorė ka qenė tepėr
emocionuese. Tė qarat e njerėzve dhe shkrepjet e armėve shkaktuan
njė gjendje emocionale tė papėrshkrueshme. Gjithė rrugėt, kodrat dhe
ēdo gjė nxinte nga pjesėmarrja e jashtėzakonshme nė atė varrim, i
cili, ashtu siē ishte menduar nė atė kohė u bė pikėrisht nė
lartėsitė dominante tė Kaninės.
Konkretisht pėr ato momente, nė shėnimet e Safet bej Vlorės, tė
gjendura nė dosjen e posaēme tė Ismail Qemalit nė Arkivin Qendror tė
Shtetit shkruhet:
Nėse e matim madhėshtinė e njė personazhi politik me dashurinė e
popullit tė thjeshtė, duhet tė pohojmė se asnjė nuk i afrohet Ismail
Qemal Vlorės. Gjatė ceremonisė sė varrimit tė tij, asnjė fshatar dhe
asnjė qytetar nuk mbeti nė shtėpi. Tė gjitha faqet e maleve dhe tė
brigjeve gjatė rrugės sė kortezhit funeral ishin plot me njerėz. Qe
njė apotezė madhėshtore e mbarė popullit, pa pėrjashtim, ndaj njė
tribuni qė i shėrbeu vendit tė tij deri nė frymėn e fundit.
|