|

|
Qytet i lashte dhe
nje nga portet kryesore te Shqiperise.Ndodhet ne jugperendim te
vendit,buze Adriatikut.
Ne lashtesi njihej me emrin Aulon.Gjurmet me te hershme i takojne
shek. VI p.k. Ne shek. IV rrethohet me muri guri te latuar.
Duke qene nje nyje e rrugeve tokesore e detare,i njohur per
veren,ullinjte e kripen,u be porti kryesor i Ilirise pas renies se
Apolonise e Orikumit.Ne mesjete fatet e qytetit lidhen me
keshtjellen e Kanines.Me 1081 u pushtua nga normanet,me 1205 nga
Venediku,pastaj kaloi ne sundimin e Hohenshtaufeve gjermane dhe me
1272 u perfshi ne mbreterine e Arberise.Ne shek. V. u be nje qender
e lulezuar tregtare e zejtare,si despotat me vete.Kaloi ne shek. XIV
nen sundimin e Balshajve.Ishte e degjuar per punimin e hekurit,te
shpatave,te mendafshit.per nxerrjen e kripes etj.Osmanet e pushtuan
me 1417,ishte i pari port i pushtuar prej tyre ne Adriatik.Ne
shekujt e mepasem ishte qender sanxhaku.Me 1531 sulltan Sulejmani me
guret e Aulones ndertoi nje kala afer detit (ne vendin e stadiumit
te sotem) me trajte 8-kendeshe,e pershtatur per artileri.Brenda
kishte kulla 7-kateshe e banesa.Mendohet se eshte projektuar nga
arkitekt Sinani,ashtu si dhe Xhamia e Muradies (1542).Ne shek.
XVII-XVIII qyteti u be perseri nje qender e rendesishme
ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi.Ali Pasha e mori me
1812.
Vlora ishte kryeqyteti i pare i Shqiperise se pavarur.Me 28.12.1912
ketu Kuvendi Kombetar shpall Pavaresine dhe formoi qeverine me
Ismail Qemalin ne krye.Por ne dhjetor 1914 u pushtua nga
italianet.Me 1920 u krijua komiteti "Mbrojtja Kombetare",i cili
organizoi forcat qe moren pjese ne Luften e Vlores dhe pushtuesit
italiane te thyer u detyruan te pranojne terheqjen me
2.9.1920.Qyteti kishte 4.000 banore,ai vijoi te ishte vater e
levizjes atdhetare e demokratike.Me rastin e varrimit te Avni
Rustemit me 30.4.1924,u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen
e cila coi ne Revolucionin e Qershorit 1924.Ne nentor u hap shkolla
e mesme tregtare.U clirua me 15.10.1944.
Vlora
|