|

|
Luigj Gurakuqi
ėshtė njė nga figurat kryesore tė lėvizjes sonė atdhetare dhe
demokratike. I pėrkushtuar tėrėsisht ndaj ēėshtjes sė atdheut,
veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kohės.
Lindi nė Shkodėr mė 1879. Mėsimet e para dhe njė pjesė tė shkollės
sė mesme i bėri nė vendlindje, pastaj shkoi nė Itali. Aty mbaroi
kolegjin e Shėnmitėr Koronės nė Kalabri, ku ishte nxėnės i De Radės,
dhe vijoi studimet e larta nė shkencat biologjike nė Napoli. Qė kur
ishte student, bėri emėr nė shtypin shqiptar si poet dhe publiēist
(me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekė Gruda). Mė 1908 Gurakuqi u
kthye nė Shqipėri dhe u bė shpejt njė nga udhėheqėsit kryesorė tė
lėvizjes kombėtare. Nuk kishte ngjarje tė rėndėsishme tė kohės ku tė
mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit,
ishte drejtori i parė i Shkollės Normale tė Elbasanit dhe njė nga
udhėheqėsit e kryengritjeve tė Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i
djathtė i Ismail Qemalit nė gjithė atė punė tė madhe pėr shpalljen e
Pavarėsisė. Mė 1916 ishte nga themeluesit e Komisisė Letrare nė
Shkodėr.
Nė vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrės u gjend
vazhdimisht nė opozitė me Zogun dhe gjithė feudalėt e tjerė.
Bashkėluftėtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndėr udhėheqėsit mė aktivė
tė Revolucionit Demokratiko-Borgjez tė Qershorit tė vitit 1924.
Pas kundėrevolucionit emigroi nė Itali, dhe nė mars 1925 u vra
pabesisht nė Bari nga njerėz tė vėnė nga Zogu. F.Noli e vlerėsoi
lart figurėn e kėtij biri tė shquar tė Shqipėrisė me vjershėn e
njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftės ia soli eshtrat nė
atdhe dhe e deroi me titulin e lartė "Hero i Popullit" dhe "Mėsues i
Popullit".
Krijimtaria poetike e Gurakuqit pėrfshin vitet 1898-1907. Mė pas,
krijimtaria e gjerė politike nuk e lejoi tė merrej mė poezi. Pėr
herė tė parė vjershat e tij u pėrmblodhėn nė njė vėllim mė 1941.
Nė poezinė e parė, qė ėshtė pėrgjigjje pėr vjershėn "Shko
dallėndyshe" tė F.Shirokės, Gurakuqi flet pėr gjendjen e mjerė tė
Shqipėrisė. Krijimi mė i njohur i tij ėshtė vjersha "Qėndresa", ku
gėrshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet
zgjimi i poetit nga ėndėrrimet romantike, nė emėr tė qėllimeve tė
larta, qėndresa pėr plotėsimin e idealit. Poezia ėshtė njė kredo e
gjithė jetės dhe e veprimtarisė sė Gurakuqit.
L.Gurakuqi ėshtė ndėr tė parėt qė parashtron kėrkesėn tė ngrihet
mjeshtėria artistike nė letėrsinė amtare. Nė vjershėn "Deka e zanave"
thekson se Shqipėria ėshtė vendi i poezisė, ēerdhja e zanave, ndaj
atdheut i duhet kėnduar me nivel tė lartė artistik.
L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha pėr tė vegjėlit, tė cilat i botoi nė
"Kėndimet" (1912).
Interes tė veēantė paraqet libri "Vargnimi nė gjuhėn shqipe" (1906),
si pėrpjekja e parė pėr hartimin e metrikės sonė.
Edhe si publiēist L.Gurakuqi bėri emėr tė shquar, duke trajtuar
problemet mė tė rėndėsishme tė kohės. Botoi te revista "Albania", te
"Kalendari Kombiar", nė gazetat "Drita", "Liria e Shqipėrisė", "La
Nacione Albanese". Si stilist i shquar ai ka lėnė modele tė prozės
publiēistike nė dy dialektet.
L.Gurakuqi dha ndihmesė me vlerė nė letėrsinė e nė kulturėn tonė si
poet, publiēist, orator, hartues i parė i metrikės shqipe. |