|

|
Nje Djalosh
kishte dal pėr gjah ne malet e Shqipnisė. Nji shqipe fluturoi sipėr
tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqipja ishte
jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pakė
shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen. Djaloshi u ngjit
atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qe
po luente me gjarpėnin e mbytun. Por gjarpėni nuk ishte vėrtetė i
mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me
pickue zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė
gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet.
Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqipes.
"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.
"Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėni qė ti nuk
kishe mbyte" pėrgjegji djaloshi.
"Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e
syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun
dhe do tė quhesh me emnin tim!"
I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi
krye djaloshit, qė tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti
shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė
vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.
I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai
e quejti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e
tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė "Vendi i Shqipevet."
Sipas legjendave antike tė pėrmendura nga Plutarku, shtojzavallet qė
jetonin nė Liqenin e Butrintit sapo moren vesh qė Fyelltari I Parė I
historisė antike Pann, miku I barinjve vdiq, filluan tė vajtonin me
tė madhe. Lundėrtarėt qė kalonin aty pranė e shpėrndanė lajmin e
vdekjes sė Panit dhe barinjtė e pėrhapur nėpėr male filluan tė
luanin nė fyell pėr nder tė fyelltarit Pan. Qė nga ajo kohė
shtojzavalet e Liqenit tė Butrintit I luteshin barinjve qė nė kujtim
tė Panit tė luanin meloditė mė tė bukura dhe qė nga ajo kohė mbeti
si traditė qė barinjtė e maleve tė Epirit tė kujtonin Panin me
muzikėn e fyejve tė tyre
LEGJENDA E RRASES ?ĒEKBENI?
Mbas pushtimit te Beratit, armiqte e mallkuar ngriten krye dhe
rrethuan fortesen.
Te rrethuarit nuk paten shteg prej nga mund te lajmeronin sulltanin
per kete kryengritje . Me ne fund nje trim nga te rrethuaret u var i
lidhur me litar poshte neper kete rrase dhe zbriti ne lumin e Osumit
e prej ketej shkoi me te shpejte ne Adrianipoje, ku i dha informata
sulltanit mbi sa kishte ndodhur.
Pasi i dha shperblime e dhurata, e nisi per tu thene te rretuarve se
se shpejti do te nisej vete padishahu per ti neneshtruar ata
rrebele.
-Trimi guximtar, mbas tre dite udhetimi, mberriti te rrasa dhe
bertiti:(terhiqme mua). Te rrethuaret e dalluan zerin e shokut te
tyre dhe e terhoqen perpjete me litar, duke e futur brenda ne
keshtjelle. Lajmetari, pasi u pershendet me shoket e tij, u
komunikoi urdhrin mbreteror: Thuaju luftetareve te mij se brenda 10
diteve do te arrije bashke me 10000 vete. Le te qendrojne me energji
fetare dhe te mos e dorzojne fortesen!
Nga ky urdher I sovranit u inkurajuan te rrethuarit e demoralizuar
dhe e mbrojten fortesen deri sa arriti ndihma, e cila neneshtroi dhe
kaloi ne sater kryengritesit. Mbas ketij suksesi sovrani ua
shperbleu me durata luftetareve, e sidomos , te cilit I dha nje
zeamet,duke I falur nje katund me vete, ku u themelua fisi I. Qe nga
ajo dite rrases ne fjale I mbeti emri ?rrasa e Ēekbenise?, qe eshte
nje rrase e bardhe dhe e ndritshme.
Copyright VloraCity
2003/2004
|