|
|
I ndertuar ne pjesen jugore te
bregdetit shqiptar, qyteti i Himares ka qene gjithmone qender e
nje zone qe ka perfshire jo vetem fshatrat e jugut, por edhe
laberine e Kuveleshin. Ajo permendet qe ne kohet e lashta, por
historia moderne duket se fillon ne 1199, kur ne qytet u vendos
sundimi i Venedikasve. Fqinjet tane veriore nuk munden ta mbenin
per shume kohe dhe ne shekullin e XIII zona e Himares u perfshi
nga Karli i Anzhuve ne ate qe ai e quajti Mbreteria e Arberise.
Zona ka qene gjithmone me nje popullsi autoktone shqiptare,
kryesisht me origjine nga ajo qe sot njihet si zona e laberise
dhe duke filluar qe nga shekulli i XV edhe me te ardhur nga
zonat e Mirdites dhe Krujes. Me 1431 Himara u perfshi si nje
nahije e Sanxhakut te Shqiperise. Duke filluar qe nga shekulli i
XVI, si pasoje e disa kryengritjeve, Himara siguroi nje sere
privilegjesh dhe nje lloj autonomie, qe e lejoi te ruante fene
dhe flamurin. Fatkeqesisht, mugesa e rrugeve dhe zona malore
krijoi veshtiresi ne komunikimin e saj me zonat e brendshme te
vendit. Duke shfrytezuar detin ata vendosen lidhje tregtare me
Greqine e kryesisht me Korfuzin dhe si pasoje e ketyre lidhjeve
sollen ne qytet edhe gjuhen greke. Duke ruajtur sidoqofte kenget
dhe vajet qe gjithmone i thone ne shqip. Ne mars te vitit 1914,
nje bregdetas i shkolluar ne Greqi, i quajtur Spiro Spiromilo,
shpalli Autonomine e Himares, nje akt politik i mbeshtetur nga
bajonetat e ushtrise greke qe kishte zbarkuar atje. Por kjo
autonomi u kundershtua dhe nuk u njoh kurre nga forcat
nacionaliste vendase. Qe me 1912 Himara kishte ngritur flamurin
e pavaresise dhe kishte derguar perfaqesine e saj ne Vlore.
|