|

|
Si e ka pėrjetuar shqiptari i shquar ngjarjen e bujshme tė shpalljes
sė Pavarėsisė kombėtare
Eqerem bej Vlora: E vėrteta e flamurit
Ismail Qemalit i kėrkova flamurin qė mė fali Aleandro Kastrioti
Eqerem bej Vlora, jep variantin e tij, pėr historinė e flamurit qė u
ngrit nga plaku Ismail Qemali, mė 28 Nėntor tė vitit 1912.
Ai thotė shprehimisht: E zgjata ca historinė e ngritjes sė flamurit,
sepse vitet e fundit kanė qarkulluar variante krejt tė pavėrteta dhe
unė dėshiroj qė ngjarja e saktė tė pėrshkruhet e tė mbetet njėherė e
pėrgjithmonė. Ja se ēfarė shkruan Eqerem Bej Vlora nė librin e tij.
Kthimi nė Vlorė
Me tu kthyer nga Kuēi, unė shkova menjėherė nė shtėpinė e tim
kushėriri, Xhemilit, pėr tė takuar Kryetarin e Qeverisė sė
Pėrkohshme, shtėpia ishte kopje e zvogėluar e haramllėkut nuk kishte
katėr, por tri kate. Pėrmes derės ndėrmjetėse hyra nė katin pėrdhes
ku ishin shkallėt e mėdha. Oborri, sallat poshtė e lartė , shkallėt
ishin mbushur plot nga njerėz me fytyra, sjellje e veshje qė nuk i
kisha parė kurrė nė Vlorė. Tė gjithė bisedonin me zė tė lartė dhe
kur mėrziteshin nė njė vend, lėviznin lirshėm dhe pateklif sikur tė
ishin nė shtėpinė e tyre. Nė katin e sipėrm ishte njė sallon i madh
i paijsur me mobilje tė bukura tė stilit bidermajer, dera e tė cilit
ishte krejt e hapur. Pėrpara saj njerėzit ngjesheshin e shtyheshin
pėr tė dėgjuar seē thuhej brenda. Unė ndalova pėr disa ēaste pėr tė
pėrshėndetur njė mori tė njohurish dhe pastaj hyra nė sallon. Ismail
beu po rrinte nė njė divan me njė pamje tė ligėshtuar, sa mua mu
dhimbs. Kisha tre vjet pa e parė dhe tani mu duk mė i plakur dhe i
drobitur. Ai vuante nė kėtė mjedis tė ri dhe tė huaj pėr tė. Pėr
vite me radhė Ismail beu kishte qenė nėnpunės i lartė i
administratės turke dhe vali, poste kėto, kur largėsia me tė lartit
dhe tė ultit mbahej vetiu. Kėshtu, ai kishte rėnė nė njė kaos
kontrastesh shoqėrore, tė cilit nuk po ja gjente dot anėn. Unė iu
afrova i putha dorėn me nderim dhe u ula pranė tij. Tė paktėn
divanin, njerėzit qė mbushnin hapsirėn kishin pasur mirėsinė tja
linin. Ai mė bėri pyetje tė zakonshme: si ia ēoja, ku ishte im atė a
kishte hequr keq nė Kuē me kėtė mot tė keq e kėshtu me radhė. Pastaj
unė u ngrita pėr tė ikur. Por, ai mė mbajti dhe mė pyeti me zė tė
ulėt: dua tė tė bėj njė vizitė. Ėshtė edhe te ty si kėtu? Unė iu
pėrgjigja se po tė donte tė vinte tek unė, do tė vija ta merrja
vetė. Jo, -tha ai. Xhemioli mė ka thėnė se dera ndėrmjetėse ėshtė
ende. Unė vij vetė. Sidoqoftė edhe tek unė nuk ishte mė mirė. Por
falė manisė sime pėr protokoll, falė karakterit tė paafruar dhe tė
mbyllur, largėsia sidoqoftė ruhej. Po pėrse tė shkaktohej kjo
rrėmujė e kjo gjullurdi nė njė shtėpi private, mund tė pyesė
ndokush. Nga koha atėrore dhe stėrgjyshore Ismail beu kishte mėsuar
se banesa e sanxhakbeut ishte edhe seli qeveritare. Ndaj edhe
selamllėku i shtėpive tė bejlerėve, quhej nė shqip zapana. Kėshtu
edhe Ismail beut nuk i pėlqente tė rrinte nė bashki. Dhe njerėziut,
qė me punė a pa punė, duhej tė takonin kryetarin e shtetit, vinin
turma-turma nė banesėn e tij private. Ditėt qė pasuan, unė takova
zyrtarėt e lartė tė qeverisė sė re , tė emėruar mė 4. 12. 1912, nga
i pėrnderuari kryeministri Ismail beu dhe nėnkryeministri fort i
nderuari dom Nikollė Kaēorri. Anėtarėt e qeverisė sė re ishin miq
dhe tė njohur tė mirė, e mė duhej tė shtoj, se nė rrethanat e
atėhershme vėshtirė tė bėhej ndonjė zgjedhje mė e mirė. Dhe nėse kjo
nuk u pėrgjigjej aspak kėrkesave tė kohės, nuk ishte faji i saj.
Pozita e ēdo qeverie pėrparimtare pas shkatėrrimit tė sundimit osman
nuk mund tė ishte e lehtė; vetėm njė orė e fortė diktatoriale do tė
kishte mundur mbase tia dilte mbanė qeverisjes. Po ku ishte ky
diktator dhe fuqia pėr tė qenė i tillė? Nė qeverinė e Ismail Qemal
beut dhe tė babaxhanit Don Nikollė Kaēorri nuk kishte vend pėr
tiranė mesjetarė, ajo pėrbėhej krejtėsisht nga njerėz tė arsyeshėm.
Kėshilli i Ministrave mblidhej nė shtėpinė e Ismail beut, por se ku
i kishin selitė ministrat e tij, unė nuk e mora vesh kurrė edhe pse,
them se e njihja shumė mirė atė ēerdhe mjerane , qė quhej asokohe
Vlorė. Mė mirė nga tė tjerėt e kishte- kėtė e kam parė vetė -
ministri i Postėtelegrafės: ai ishte zot i njė ministrie tė tėrė, i
Zyrės Posttelegrafike tė Vlorės. Asambleja kombėtare qė shpalli
pavarėsinė e Shqipėrisė, mė 28. 11. 1912, u shpėrnda mė 7. 12. 1912,
pasi zgjodhi mė parė, nė kėmbė tė saj, njė Kėshill Pleqsh, (senat)
me 18 anėtarė.
Gjatė kohės qė qėndroja nė Kuē isha zgjedhur (nė mungesė) delegat, e
tani u zgjodha senator i Vlorės. Dy nga ministrat ishin miqtė e mi,
Myfit bej Libohova dhe Abi bej Toptani. Por nuk kishte dy njerėz mė
tė ndryshėm, madje mė tė pėrkundėrt nga karakteri. Ndėrkohė qė Myfit
beu i merrte me tė pėrqeshur tė gjitha kėto: mangėsitė e qeverisė sė
pėrkohshme, papjekurinė e popullit shqiptar, madje tėrė kėto fyerje
qė na kishin pllakosur, Abdi beu, pėrkundėr, pikėllohej dhe
dėshpėrohej sa sthuhej kur ishte i detyruar ta paguante me njė apo
dy javė vonesė marrjen e rrogave nė shtetin e ri shqiptar. Po ku e
mėsuan shqiptarėt, pyesnim mė shpesh me tallje, konceptin e rrogės
mujore? Problemi i financave, qė unė do ta quaja me emrin e tij tė
vėrtetė: vėshtirėsitė pėr tė siguruar paratė e nevojshme pėr tė
mbajtur aparatin shtetėror dhe kėto mori tė shpėrngulurish mė
dukeshin tė pazgjidhshme. Sipas koncepteve turko-shqiptare, Vlora
dhe Berati ishin krahina tė pasura. Por tė ardhurat nga doganat nuk
vileshin mė pėr shkak tė bllokadės detare greke dhe me afėrsisht
6000 -7000 napolonat qė qeveria e pėrkohshme mund tė siguronte nė
muaj, Abdi beu duhej tė bėnte ēudira, duke pėrmendur kėtu se asnjė
nga bejlerėt nuk mori kurrė asnjė grosh si rrogė apo si
dėmshpėrblim. Myfit beu, ministri i Brendshėm, banoi disa javė tek
unė, pastaj mori me qera njė shtėpizė tė kėndshme prapa avllisė
sonė, ku jetoi gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Vlorė. Stili nė tė
cilin ai e drejtoi Ministrinė e Brendshme, tė kujtonte paksa kohėn e
Dagobertit, Mbretit tė mirė tė Frankove: pakėz atėror, pakėz
kalorsiak, por edhe pakėz despotik.
Pas njė jave
Njė javė pas kthimit tim nė Vlorė, ēova Murat bej Toptanin dhe Hydaj
efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur tė mė kthente flamurin qė i
pata huajtur. Mė premtuan tė ma kthenin atė menjėherė, sapo zonja
Marigo Posjo (njė atdhetare e madhe demokrate, por qė i pėlqente
reklama) ta kishte qepur e qėndisur flamurin e ri. E pra, mė 28
nėntor kryeobjekti i ditės, flamuri si simbol i pavarėsisė, me atė
pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Pėr mė tepėr
shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush mė pėrpara as e kishte
parė, as e kishte mbajtur. Askush nė Vlorė nuk kishte flamur nė
shtėpi. Shtetformuesit ranė nė hall dhe vėshtruan njėri-tjetrin tė
hutuar.
Atėherė ngrihet miku im Hydai efendiu dhe thotė se nė dhomėn e
gjumit tė Eqrem beut varet nė mur njė flamur shqiptar, i futur nė
njė kornizė tė bukur. Dhe pyeti se a mund tė merrej pa qenė aty i
zoti? Ismail beu i dha leje dhe kėshtu flamuri qė dikur don Aleandro
Kastrioti mė kishte dhuruar solemnisht nė Paris, shtegtoi nė konakun
fqinj dhe ra nė duart e Ismail beut, i cili ia dorėzoi Murat bej
Toptanit, me porosinė ta varte jashtė, ndėrkohė qė vetė qėndronte nė
dritare. Mijėra njerėz u mblodhėn nė sheshin para shtėpisė dhe nė
kopėsht, duke brohoritur rroftė, rroftė edhe pse shumė prej tyre
nuk e kuptonin edhe aq se ēpo bėhej. Mė vonė kur unė nė ditėt
festive tė shpalljes sė pavarėsisė si shtet i lirė dhe i pavarur,
ngrita flamurin shqiptar nė ballin e shtėpisė sonė, disa kosovarė tė
mirė mė thanė: Shumė mirė e bėtė ju tė diturit qė ngritėt flamurin
e babė Kralit (pra tė perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka mė se
ētė na bėjė as serbi i poshtėr, as malazezi morracak. Kur pyeta se
ku e kam parė shqiponjėn e zezė mu pėrgjigjėn krenarisht : Tek
ushtarėt e babė Kralit, nė Pazarin e Ri. Por natyrisht, pati edhe
tė tillė si njė farė Haxhi Muhamet efendiu, njė klerik i rėndėsishėm
e fanatik nė Vlorė dhe ithtar i fortė i tim eti, i cili shprehej me
zemėrim se Ismail beu kishte zgjedhur njė korb si simbol tė
Shqipėrisė sė lirė. (Ah ta kishte bėrė Shqipėrinė Syria beu, ankohej
ai,- tani do tė kishim nė flamur syret e bukura tė kuranit. Po
ēmund tė presėsh tjetėr nga Ismail beu, qė ka e kaluar tė gjithė
jetėn nė vendin e frėngjve?)! Kur ia rrėfeva historinė Ismail beut,
ai qeshi me tė madhe, por edhe mė kėrcėnoi me gisht se do ti
tregonte hoxhės qė flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unė!
Qeveria
Kryetar Shteti, kryeministėr dhe ministėr i Punėve tė Jashtme:
Ismail Qemal bej Vlora
Zėvendėskryeministėr: dom Nikollė Kaēorri
Ministėr i Brendshėm: Myfit bej Libohova dhe Asllan Pashali
Ministėr i Drejtėsisė: Dr. Petro Poga
Ministėr i Bujqėsisė: Pandeli Cale
Ministėr i Financave: Abdi bej Toptani
Ministėr i Arsimit: Dr. Luigj Gurakuqi
Ministėr i Luftės: Gjeneral Mehmet pashė Dralla
Ministėr i Punėve Botėrore: Mitat Dume Frashėri
Ministėr i Postėtelegrafės: Lef Nosi
Vazhdon polemika rreth flamurit kombėtar qė u ngrit mė 28 nėntor
1912 nė Vlorė
Flamuri i Skėnderbeut nė shtėpinė e Vlorajve
Nė kėtė shtėpi ka lindur dhe Ismail Qemali, emblema e Pavarėsisė
Bardhosh Gaēe
Dita e 28 Nėntorit ėshtė njė festė mbarė kombėtare e shqiptarėve,
brenda kėsaj dite historike pėrmblidhen kujtimet e shkruara e tė
pashkruara tė shqiptarėve.
Tek ajo ditė historike ringjallet jeta, luftėrat dhe pėrpjekjet e
brezave tė tėrė shqiptarėsh pėr lirinė dhe pavarėsinė e atdheut tė
tyre. Rrėnjėt e kėsaj dite historike duhen kėrkuar thellė nė kohėrat
e gjėmimeve tė Skėnderbeut dhe trimave tė tij, tė cilėt u bėnė
mbrojtės dhe emėrmėdhenj nė Evropė kundėr invazionit osman. Kur
kujtojmė 28 Nėntorin apo lexojmė studime e shkrime pėr kėtė kohė tė
bekuar, ne shqiptarėt ende duhet tė reflektojmė nė pėrmasat dhe
vendin qė duhet tė zėrė ajo nė historiografi, pasi mjaft shkrime dhe
studime janė tė zbehta dhe nuk japin njė tablo tė plotė tė kėtij
akti historik. Vitet e fundit janė bėrė mjaft pėrpjekje qė akti i
shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare tė lidhet ngushtė me tėrė ato
lėvizje kombėtare qė zhvilloi Rilindja Shqiptare, e sidomos Lidhja
Shqiptare e Prizrenit qė ishte njė nga vatrat qė e ngriti nė kushte
tė reja kėtė lėvizje pėr ēlirimin nga zgjedha otomane dhe
pėrcaktimin e programit polizoik tė saj. Ėshtė shumė domethėnėse qė
Vlora u bė njė nga vatrat e zjarrta tė Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit. Nė kėtė qytet, Mustafa Pashė Vlora, qė Ismail Qemali e
quante "mėsuesi im i kombėtarizmės", ishte nėnkryetar i Lidhjes
Shqiptare tė Prizrenit, ashtu si edhe Abdyl Frashėri. Roli i tij nė
mjaft dokumente angleze, turke, franceze e austriake, tregon qartė
se ishte jo vetėm njė personalitet i Rilindjes Kombėtare, por edhe
promotorr i gjithė asaj lėvizje nė jug tė Shqipėrisė, nė Vlorė,
Janinė, Prevezė e Gjirokastėr. Vetė Abdyl Frashėri pati ardhur nė
Vlorė nė vitin 1879 dhe organizoi njė kuvend tė madh pėr atdhetarėt
pėr realizimin e kėrkesave themelore tė Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit. Kjo ngjarje e madhe historike la gjurmė tė thella nė
ndėrgjegjen kombėtare tė Vlorės dhe tė mbarė Shqipėrisė sė Jugut. Nė
Vlorė dhe nė krahinat e saj veprimtarėt mė tė shquar ishin figura tė
njohura luftarake e intelektuale si: Odhise Kasneci, Zerbin Cakalli,
Sulejman Aliko, Musa Bodo, Beqir Hallkokondi, Xhemil Vlora etj.
Pavarėsia dhe Ismail Qemali
Sigurisht, nė kėtė ngjarje madhore, shpalljen e Pavarėsisė shqiptare
dhe ngritjen e flamurit nė Vlorė, figura kryesore ishte Ismail
Qemali si politikan, atdhetar dhe njohės i thellė i Fuqisė sė Madhe,
i gjendjes sė brendshme e tė jashtme tė Perandorisė osmane dhe
Ballkanit. Por, Shpallja e Pavarėsisė kombėtare nuk mund tė kuptohet
pa atė plejadė intelektualėsh, luftėtarėsh e diplomatėsh shqiptarė,
tė cilėt luftuan e qėndruan nė krah tė njėri-tjetrit si: Hasan
Prishtina, Isa Boletini, Rasif bej Dino, Luigj Gurakuqi, Aqif Pashė
Elbasani, Mehmet Pashė Dėrralla, Vehbi Dibra, Syrja Vlora, Mitat
Frashėri, Petro Poga, Pandeli Cala, Murat Toptani, Nikollė Kaēorri,
Jani Minga, Dhimitėr Berati, Sali Gjoka etj. Qeveria e Pėrkohshme e
Vlorės i kushtoi njė rėndėsi tė veēantė, krahas organizimit tė
shtetit shqiptar, edhe njohjes sė Pavarėsisė Kombėtare nė Evropė e
nė vende tė tjera. Siē shkruan edhe profesori i tė Drejtės Kombėtare
baroni Dekamp dhe studiuesi i njohur italian, Antonio Baldaēi, nė
mjaft shkrime e studime tė tyre e japin tė qartė Shpalljen e
Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe marrėdhėniet e qeverisė sė Vlorės me
faktorin ndėrkombėtar. Mbi tė gjitha nė mjaft dokumente dhe vendime
tė qeverisė sė Vlorės, vihet re pėrpjekja e saj pėr tė organizuar
administartėn dhe jetėn politike, shoqėrore e ushtrake, sipas
modeleve tė shteteve evropiane. Edhe Kanuni i pėrtashėm ishte njė
akt juridik i mbėshtetur nė kėto parime evropiane.
Flamuri i Skėnderbeut nė ballkonin e shtėpisė sė Xhemil bej
Vlorės
Do tė dėshiroja tė ndalesha edhe nė dy momente tė kėsaj ngjarjeje nė
organizimin e Kuvendit tė Vlorės, kėsaj ngjarjeje madhore. Ismail
Qemali me atdhetarėt shqiptarė, pas takimit me diplomatėt anglezė,
italianė dhe ata tė Vjenės, shkuan nė Trieste ku i prisnin
bashkatdhetarėt e tjerė. Atė kohė nė Shqipėri u krijua njė situatė
dramatike, ushtria serbe kishte pushtuar Shqipėrinė Veriore dhe nga
Shkodra po marshonte pėr nė Durrės. Nė kėtė moment Ismail Qemali i
dėrgon telegram parisė sė Vlorės, ku u ngrit njė komision pėrgatitor
pėr Shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare. Nė kėtė telegram thuhej:
"Mbledhja e pėrfaqėsuesve nė Durrės apo Vlorė ėshtė shumė e
rėndėsishme. I thirrni tė gjithė. Gjersa tė arrij unė, mbani
qetėsinė e ruani bashkimin. Ēėshtja jonė politike u sigurua
". Ky
komision pėrgatitor luajti njė rol tė madh nė pėrgatitjen e
shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare, ata ishin nga atdhetarėt mė tė
shquar si: Qazim Kokoshi, Hasan Sharra, Ibrahim Abdullhu, Syrja bej
Vlora, Abaz Mezini, dom Mark Vasa, Elmaz Xhaferri, Haziz Xhyheri,
Leonidha Bezhani, Bektash Cakrani, Ethem bej Vlora, etj. Disa prej
tyre nuk pėrmenden nė tubimet qė bėhen, por mendoj qė veprimtaria e
tyre kombėtare duhet tė ndriēohet. Pa momentin e ngritjes sė
Flamurit Kombėtar, pas fjalimit tė zjarrtė tė Ismail Qemalit dhe
shpalosjes sė flamurit tė Skėnderbeut nė ballkonin e shtėpisė sė
Xhemil bej Vlorės, nė atė shtėpi qė kishte lindur dhe Ismail Qemali,
e cila ka qenė nė vendin ku sot ėshtė Monumenti i Pavarėsisė, e quaj
njė akt tė madh shpirtėror edhe faktin qė, klerikėt mė tė mėdhenj tė
kohės si: prifti ortodoks Marko Mocka, prifti katolik dom Mark Vasa,
dhe kleriku mysliman Haxhi Muhameti, bekuan me fjalėt e zotit
flamurin kombėtar. Kohėt e fundit nė disa artikuj vazhdon polemika
qė ėshtė zhvilluar edhe mė parė rreth flamurit kombėtar. Nė
mjegullat e kohės tė pushtimit osman u harrua edhe forma dhe ngjyra
e flamurit shqiptar. Rilindasit tanė, siē mėsojmė prej Spiro Dines,
e dinin qė flamuri i Skėnderbeut ishte me njė shqiponjė tė bardhė.
Anėtarėt e shoqėrisė sė Stambollit vunė nė stamėn e tyre njė
shqiponjė me kokė tė ulur mbi njė shkėmb. Ndėrmjet viteve 1880-1895,
Zef Skiroi e mbas tij edhe Anselmo Lorekio, nė botimin e gazetės sė
tyre, mbanin si emblemė flamurin e Skėnderbeut. Mbas vitit 1900,
kėtė emblemė e mbante edhe Faik Konica, nė revistėn "Albania" qė
botohej nė Bruksel. Po nė Bruksel, mė 1899 u prodhua flamuri i parė
shqiptar, i cili ishte zhdukur qė nė kohėn e Skėnderbeut. Mė 1907,
me flamurin e Skėnderbeut parakaloi njė grup shqiptarėsh nė rrugėt e
Bostonit. Njė flamur tė tillė qėndisi edhe Said Najdeni nė burgun e
Edmesė. Dervish Hima, mė 1908 solli njė flamur nė vendin tonė me
fushė tė kuqe. Dritė tė plotė mbi flamurin tonė kombėtar hodhi Faik
Konica, nė artikullin "Flamuri i Shqipėrisė" nė vitin 1909, nė
revistėn "Albania", i cili thotė se: "Flamuri ynė, i cili ėshtė njė
nga mė tė lavdėruerit nė botė, ėshtė padyshim edhe njė nga mė tė
vjetrit". |