LAJME NGA VLORA


 

Gatimi dhe pijet


Mish nė hell dhe prodhime deti

Kuzhina e zonės sė Vlorės ėshtė njė kuzhinė tipikė e ndėrthurjes sė zonave malore me atė tė bregdetit. Nė tė pėrdoren prodhime tė freskėta blegtorale tė kopeve tė tė imtave, i preferuar kryesisht qengji, qė rriten nėpėr malet buzė detit, me barin e freskėt dhe erėn e detit. Mishi i pjekur nė hell, ėshtė karakteristik i zonės ndaj mund ta gjesh nė ēdo restorant, kryesisht nė ato qė ndodhen ndėrmjet zonės sė kalasė dhe Radhimės. Afėrsia me detin dhe cilėsia e kullotave i japin mishit nė kėtė zonė njė shije tė veēantė.

Nė lokalet e bregdetit mė tė parapėlqyerat janė ato me prodhime deti. Afėrsia me detin bėn qė thuajse tė gjitha tė konkurojnė me freskinė e peshkut. Koce e detit ėshtė ndėr llojet mė tė preferuar. Gjithsesi nė restorante gjen llojshmėri tė levrekut, fagri, merluc, barbun, sinagridh. Ndėr mė tė shtrenjtėt ėshtė ky i fundit, pasi i pėrket familjes sė peshqve tė mėdhenj. Pokėshtu e preferuar ėshtė koce e Karaburunit. Pėr disa lokale sinagridh, fagri e arragosta janė me porosi, pėr shkak edhe tė ēmimeve tė tyre. Arragosta ėshtė ndėr produktet e shtrenjta, ēmimi i tė cilės, i gjallė ėshtė rreth 4 mijė lekė tė reja kg. Vlora ka njė traditė nė ēmime, tė cilat kryesisht janė tė qėndrueshme. Ato janė mesatare. Shumė prej lokaleve kanė ēmime tė dimrit, duke aplikuar me tė njėjtėn menu ku janė tė fiksuara ēmimet, pavarėsisht se klientėt gjatė verės kanė rritje tė dukshme.

Mes pijeve, nė krye renditen verėrat. Veē kantinave tė Vlorės ku gjenden verėra tė vjetra, Vlosh, Merlot e lloje tė tjera, tė njohura pėr pijen janė zona e Nartės, apo Panajasė, tė cilat e prodhojnė vetė verėn, falė vreshtave tė shumtė qė kanė.

Ēmimet

Dhomė apo viletė?

Ēmimi i njė dhome nė hotelet nė bregdet ėshtė nga 30 euro deri nė 60 euro. Mė tė lira janė ēmimet e hoteleve qė ndodhen nė qytet, pėr tė cilat tė duhettė paguash sigurisht mė pak. Sipas statistikave, sipas kategorisė qė kanė ēmimi pėr dhoma tė tilla varion nga 15 euro deri nė 35 nė njė natė.

Nėse kėrkon turizėm familjar mund tė marrėsh shtėpi me qira. Veē dhomave tė veēanta qė jepen me qira, kundrejt vlerave fikse ose tė negociueshme me banorėt e zonės kėta tė fundit vėnė nė dispozicion dhe shtėpitė me oborr tė tipit vileta. Sipas kushteve qė ofrojnė banesat variojnė nga 22 mijė deri nė 45 mijė lekė pėr pushimet e njė 15 ditėshi, kundrejt tė gjitha kushteve bashkėkohore. Kryesisht pushues nė to janė nga rrethet, nga Tirana, Korēa, Fieri, apo dhe ndonjė pushues i huaj, ndėrsa sė fundmi banorė qė aplikojnė turizmin familjar prej kohėsh thonė se sivjet kanė pasur dhe prenotime nga vendasit, tė cilėt kundrejt pushimit njė ose disaditor zgjedhin njė shtėpi tė tillė buzė detit, edhe pse janė jo shumė larg Vlorės. Gjithsesi numri i kėtyre tė fundit ėshtė fare i vogėl hreferuar kategorive tė tjera tė pushuesve.

Jeta e natės

Muzikė nė 9 disko verore

Gjatė verės nė Vlorė mund tė argėtohesh dhe non stop. Pas plazhit, njė shėtitje nė qytet, darkės nė mbrėmje, njė tjetėr shėtitje pėrgjatė bregut. Ky numėron njė sėrė lokalesh nate, tė tipit disko verore. Ato ndodhen nė zona tė ndryshme, nga Uji i Ftohtė, nė Orikum, fare pranė detit, apo nė pjesėn e kodrave mbi bregdet dhe gjithsej janė 9 tė tilla. Duke qenė thjesht sezonale, ato zhvendosen nė bregdet vetėm gjatė verės.

Ēmimet mė tė larta janė nė fundjavė kur ftohen kėngėtarė tė njohur, dj apo grupe, ditė gjatė sė cilave ato kanė frekuentimin maksimal. Hyrja nė ditė tė tilla shkon deri nė 500 lekė personi, ndėrsa po tė larta janė dhe ēmimet e pijeve apo koktejleve. Ēmimet e pijeve varjojne nė verė sipas llojeve nga 300 deri nė 500 lekė.

Ēfarė mund tė vizitosh

Kalaja e Kaninės

Renditet ndėr mė tė vjetrat kala tė rrethit, ndėrtuar nė shekullin III para Krishtit. U rindėrtua pėrsėri nga perandori Justinian nė shek VI tė erės sonė dhe nė shekullin XI kishte njė qendėr tė njohur peshkopate. Nė ditėt tona, njė rrugė pėrmes pishash e ullinjsh tė ēon nė muret e kalasė. Mbrėmjeve, ndriēimi ėshtė njė mrekulli, madje pika mė e bukur nga mund tė shihet nė gjithė shtrirjen e saj Vlora natėn.

Quhet si ballkon i Vlorės dhe nė shpatin e saj janė ndėrtuar lokale, nga tė cilat panorama e gjithė Vlorės ėshtė e plotė.

Kuzum Babaja

Njė tjetėr ballkon, nga njė pikė tjetėr, kjo brenda nė qytet nga mund tė shohėsh tėrė Vlorėn, ėshtė pika e Kuzum Babasė. Pėr tė shkuar aty ka tre rrugė tė ndryshme, njė prej tė cilave ku mund tė ecėsh vetėm nė kėmbė, nėpėrmjet 344 shkallėve qė ngjitin pjesėn ballore tė kodrės. Lart saj ndodhet teqeja, ndėrsa nė njė gjelbėrim tė plotė lokali te kjo pikė.

Shpellat

Nė zonėn e Orikumit dhe Dukatit tėrheqin vėmendjen shpella e Duk Gjonit me stalaktite e stalakmite. Po kėshtu shpella e Haxhi Alisė nė Karaburun dhe Shpella Detare e Selman Aliut, nė tė cilėn ėshtė e pranishme edhe bota e gjallesave detare dhe ujore.

Gjithashtu qyteti paraqet interes pėr historinė e tij, tė cilėn mund ta mėsosh nėpėrmjet vizitave nė muzeun e Pavarėsisė, muzeun Historik dhe muzeun Etnografik.

Po kėshtu jashtė qytetit gjenden parqet e Orikut dhe Amantias, me tė cilat lidhet lashtėsia e qytetit.

Lagunat

Ekosistemi i lagunės sė Nartės nga ekspertė vendas dhe tė huaj shihet si njė pjesė e rėndėsishme e trashėgimisė natyrore tė Evropės dhe njė kompleks me rėndėsi kombėtare dhe ndėrkombėtare. Laguna e Nartės plotėson kriteret e konventės Ramsar( ligatina tė rėndėsisė ndėrkombėtare). Ajo ka sipėrfaqe prej 6500 ha, brenda sė cilės ndodhet dhe ishulli i Zvėrnecit, me njė sipėrfaqe prej 7 ha, i shpallur monument natyre. Nė tė numėrohen 50 mijė shpendė, nga 20 mijė qė ėshtė kufiri Ramsar. Vlerat e saj paraqiten kryesisht pėr shpendėt e ujit, me 20 mijė shpendė dimėrues dhe 40 lloje tė tyre. Njė veprimtari e gjerė ėshtė peshkimi, ku veprojnė shoqata dhe agjensi peshkimi. Pėrreth saj gjendet njė florė dhe faunė e pasur, tipike e ligatinave mesdhetare. Laguna e Orikumit ka njė sipėrfaqe prej 35 mijė ha, e cila ėshtė shpallur park kombėtar, detar dhe tokėsor. Brenda kėsaj zone arkeologjike dhe turistike ndodhen rrėnojat e qytetit antik tė Orikut, amfiteatri i tij dhe Kisha e Marmiroit. Nė ujrat e lagunės qė bashkohem me detin ka mjaft specie tė rralla peshqish, troftė, ngjala, midhje, shpat, aragosta, por edhe kafshė e shpendė, qė i japin pėrparėsi gjuetisė.

Burimet e Ujit tė Ftohtė

Ujė i pastėr dhe i kulluar falė burimeve qė ka zona. Njė prej tyre, mė i dėgjuari, ai iUjit tė Ftohtė, i cili ndodhet pranė tunelit. Thuajse gjithmonė pranė burimit gjen qytetarė e plazhistė, tė cilėt uji qė rrjedh mes gurėve nė shpellėn e vogėl i fton pėr t'u freskuar, apo pėr tė marrė rezerva uji qė pėrdoret pėr tė pirė. Uji rrjedh drejt detit, dhe nuk ėshtė i vetmi burim qė derdhet nė det. Shumė burime uji vijnė nga malet e Shushicės drejt detit dhe shumica e tyre nuk janė nė pėrdorim. Sasi tė mėdha uji tė njė cilėsie tė lartė janė njė avantazh i madh pėr investitorėt, sidomostė industrisė ushqimore. Nuk ka ndotje industriale dhe ujrat janė shumė tė pastėr pėr ftohtėsinė qė i karakterizon. Duket se nga kjo vecori ka marrė dhe emrin zona e Ujit tė Ftohtė.