|
Petrika Grosi
28-11-2006
Si objekt tė ciklit mbi traditėn, zakonet dhe ritualet e dasmave,
lindjes dhe vdekjes, kėtė javė Shekulli-Kontakt u ndal nė zonėn e
Vlorės. Ajo qė dihet, ėshtė se traditat ndryshojnė nga njė vend tek
tjetri dhe Vlora ka shumė zona. Ajo bėn pjesė nė zonėn e Labėrisė,
por njėkohėsisht ndahet edhe nė 9 zona tė tjera, siē janė; zona e
Lumit tė Vlorės, zona e Dukatit, qė pėrmbledh Dukat, Tragjas e
Radhimė e njėkohėsisht, janė dhe zona e Bregdetit dhe ajo e
Papalltisė, pra njė pjesė e Myzeqesė qė futet nė Rrethin e Vlorės.
Siē parathamė, gjithsecila prej zonave tė lartpėrmendura ka
veēantinė e saj, por ajo ēka krijon njė unitet tradite, ėshtė pjesa
e Labėrisė sė Vlorės.
***
Sigurisht, qė edhe nė Labėri nuk gjendet njė moment tjetėr mė i
rėndėsishėm jetėsor sesa organizimi dhe festimi i njė martese.
Ceremonia, ritualet dhe tradita, janė ato qė sėrish flasin me njė
gjuhė krejt autentike tė zonės, duke shfaqur veēanti, ashtu sikurse
nė episode fragmentare, natyrisht qė nuk mund tė mungojnė elementė
tė pėrngjashėm me dasmat qė zhvillohen nė trevat e tjera tė vendit.
Periudha e martesės ėshtė momenti mė i rėndėsishėm i jetės nė zonėn
e Labėrisė. Para se tė planifikohej njė bashkim mes dy familjesh,
pėrmes lidhjes sė kurorės nga ēifti i ri, ajo qė shikohej me
vėmendje mė parė nga tė dyja palėt, ishte zgjedhja e mikut. Krushqit,
duhet patjetėr qė tė ishin tė njė niveli ekonomik, social e kulturor,
nė mėnyrė qė tė mos lindnin diferencime e mospėrputhje klasore dhe
tė shmangeshin pakėnaqėsitė e pėrveēme.
Ai qė merrte iniciativėn pėr njė bashkim martesor, patjetėr qė nuk
mund tė ishte veēse mblesi. Mblesi shkonte pėr tė pirė kafe nė
shtėpinė sė cilės i kishte vėnė shėnjestrėn dhe nėpėrmjet
simbolikės frazeologjike, plastikės sė lėvizjes dhe ēdo gjesti e
fjale qė thoshte, linte tė kuptohej qėllimi i vizitės. Pra, e thėnė
nė mėnyrė mė popullore, ai kuptohej qė nė gojė, kur kishte ardhur
pėr punė mblesėrie. Mė tej, mblesi kėrkonte dorėn e vajzės nė emėr
tė familjes qė do ta merrte pėr nuse. Ēdo bisedė zhvillohej mes
burrave. Pastaj, sipas zakonit, familja e vajzės kėrkonte pak kohė
pėr tė dėgjuar zėrin e dhėndrit dhe familjes sė tij, pasi kishte
raste kur ai mund tė ishte me tė meta fizike, mendore, apo me ndonjė
ves. Novruz Bajramaj, tregon se para disa ditėsh ishim duke pirė
kafe, pimė njė gotė raki, morėm nga njė gotė tjetėr dhe i zoti i
lokalit na thotė se kam raki tė mirė. Miku im nga Labėria, ia kthen:
Kur vjen dikush e tė kėrkon vajzėn pėr djalin, nuk thuhet qė ke
vajzė tė mirė, sepse ai e ka vlerėsuar derisa ka ardhur ta kėrkojė.
Kjo histori tregon dhe njėherė, pėr traktatet dhe mėnyrat e
komunikimit mes familjeve, ku gjithēka vendosej prej krushqve e
mblesėve dhe pak kishin nė dorė ata qė do tė martoheshin, qė dashur
pa dashur, do tė kalonin jetėn me njėri-tjetrin.
Momentet premartesore tė Labėrisė
Siē mbaronin punė mblesėrit, familjet qė jepnin pėlqimin reciprok
pėr njėra-tjetrėn, caktoheshin datat dhe vazhdonin pėrgatitjet njėra
pas tjetrės. Kryheshin ceremonitė paramartesore tė shkėmbimit tė
nishanit, dhuratave, unazave, e kėshtu me radhė pėr tė ardhur tek
ajo qė e kemi quajtur momenti premartesor. Njė grup nga familja e
dhėndrit, sijinxhit, ku zakonisht futen daja i djalit, qė zė
vendin dhe pėrgjegjėsinė kryesore, xhaja, e ndonjė tjetėr i afėrm,
shkojnė u bėjnė peshqeshe nuses dhe krushqve. Ata priten me tė
gjitha respektet, sipas zakoneve dhe pasi hanė e pijnė tėrė natėn,
nė mėngjes bėhen gati tė rikthehen nė shtėpinė e dhėndrit, duke
marrė me vete kuajt, qė tashmė janė ngarkuar nga krushqit e nuses,
me plaēkat dhe pajėn qė ajo ka pėrgatitur.
Nusja do tė hipej siē e donte adeti; mbi njė pelė tė madhe, tė
bardhė e tė zbukuruar, sikundėr nė ditėt e sotme, pėr tė zgjidhen
makina luksoze tė bardha e tė zbukuruara mė tepėr se tė tjerat, me
shirita, lule, tollumbace... Por, kishte raste qė brenda njė dite
kėmbeheshin rrugės dy palė karvanė dasmorėsh, qė sillnin nuset pėr
tek dhėndri. Ndryshe nga zona e Korēės dhe e Dibrės, ku tė tilla
koincidenca pasoheshin me tragjedi, pasi asnjė karvan nuk i hapte
rrugėn tjetrit, sepse i shkonte dasma ters, vlonjatėt kanė njė
traditė tjetėr; tė paktėn kėshtu shprehet etnologu Bajramaj: Ishte
zakon, qė kur shkėmbeheshin dy karvane dasmorėsh nė njė rrugė,
atėherė, ata ndaleshin dhe nuset shkėmbenin mes tyre shamitė e
bardha dhe nga njė ėmbėlsirė. Kjo kishte kuptimin qė ti jepnin fat
njėra-tjetrės, ndėrsa ėmbėlsirėn e falnin pėr tė lehtėsuar lotėt e
ndarjes nga familja, qė i fshinin me shamitė e tyre.
Nusja pritet me krisma
Duhej doemos, qė nusja tė shoqėrohej gjatė rrugės pėr nė shtėpinė e
dhėndrit, nga njė fėmijė i vogėl, i afėrm i saj. Teksa karvani
dasmor i afrohet shtėpisė sė burrit, njerėzit e kėtij tė fundit,
dalin jashtė e qėllojnė nė ajėr me armėt e tyre, pėr tė lajmėruar se
nusja erdhi shėndoshė e mirė. Janė pikėrisht kėto ēaste, kur
atmosfera ndizet nė maksimum dhe kėngėt, vallet e lojėrat, ndjekin
njėra-tjetrėn. Por, duhet thėnė se dasma nė shtėpinė e dhėndrit ka
nisur qė njė javė para, me rituale e ceremoni tė tjera, siē janė:
Dita e kafeve, apo Dita e druve, kur i gjithė fshati del nė pyll
pėr tė prerė dru, qė nevojiten pėr ngrohje dhe gatim, gjatė dasmės
madhėshtore qė zhvillohet gjithmonė nga familja e dhėndrit.
Sprovat qė duhen kaluar me vjehrrėn
Studiuesi vlonjat, Novruz Bajramaj, tregon se provokimet kanė qenė
nė traditėn e Labėrisė. Para se nusja tė nisej nga shtėpia e saj,
porositej prej grave tė fisit, hallave dhe tezeve, qė tė mos
harronte asnjė zakon tė traditės. Nė asnjė mėnyrė, nusja nuk duhej
qė tė harronte se, po tė takonte njė nuse tjetėr rrugės, ato duhet
tė kėmbenin shamitė dhe ėmbėlsira mes tyre. Mė pas, nusja e re nuk
duhet tė harronte gjithashtu, momentin kur tė hynte nė shtėpinė e
dhėndrit; ajo patjetėr qė duhet tė linte mėnjanė ngurimin dhe
hutimin dhe shumė solemnisht, kur tė zbriste nga pela e bardhė,
duhet qė tė pėrulej e ti puthte dorėn vjehrrit dhe vjehrrės. Po
kėshtu, nusja e re nuk duhet tė harronte qė kur i afrohej pragut tė
portės, tė mos hynte brenda pa ardhur ena me mjaltė, me tė cilin ajo
do tė ngjynte pragun. Mė pas, kemi momentin kur ajo pėrballet tet a
tet, me vjehrrėn nė dhomėn e burrave, ku duhet ta rrotullojė plakėn
tre herė dhe ti puthė dorėn nė ēdo rrotullim, pėr tė kaluar tek
monedha qė nusja duhet ta fusė nė kėpucėn e saj para se tė niset, nė
mėnyrė qė kur nipēja i vogėl i dhėndrit tė shkojė e ti heqė kėpucėn,
ta gjejė kėtė simbol mbarėsie... Nėse nusja harronte ndonjė prej
kėtyre adeteve, atėherė do tė shikohej qė nė fillim me pėrēmim nga
vjehrra dhe do tė kishte probleme nė marrėdhėniet mes tyre. Veē
kėtyre zakoneve, kemi dhe atė qė quhej Syri i zi. Pėr tė shmangur
Syrin e zi, nuses i vareshin hudhra e qepė tė fshehura dhe njė
flamur i kuq, pasi labėt besonin se shejtani e kishte frikė tė kuqen
dhe largohej.
***
Kur vjen nusja te dhėndri, tė parėt qė ta presin duhet tė jenė
patjetėr vjehrra me vjehrrin. Nusja, sapo zbret nga kali, i puth
dorėn qė tė dyve, ndėrkohė qė, pas ēaste mė pas, tė tjerėt nisin e i
hedhin nuses lekė, oriz, karamele, derisa shkon tek pragu i shtėpisė,
ku vjehrra i sjell mjaltė, me tė cilin nusja, pėr mbarėsi duhet tė
lyejė derėn. Pasi nusja hyn nė shtėpi, kemi njė zakon tjetėr; ajo
drejtohet menjėherė nė dhomėn e burrave, ku gjen tė ulur nė krye tė
kėndit, vjehrrėn. Kjo ėshtė pėrballja e parė vetėm pėr vetėm, e dy
zonjave tė shtėpisė. Pasi hyn nė dhomė, nusja fillon tė vėrtitet
plot tri herė rreth karriges ku ėshtė ulur vjehrra dhe nė ēdo
rrotullim, shkon dhe i puth dorėn plakės. Diēka para dhe pas atyre
momenteve ishte e pathėnė, por vetėkuptohej prerazi: Pėr ēdo fjalė
qė vjehrra thoshte, nusja duhet tia kthente kokėulur lepe, qė do
tė thotė si urdhėron. Siē mbaron me rrotullimin tri herė dhe
puthjen e dorės sė vjehrrės, nusja ulet nė fronin e saj, ku duhet tė
nusėrojė disa orė. Aty vjen njė nga nipēet e dhėndrit dhe i heq
vajzės kėpucėn, pėr tė marrė monedhėn qė ajo ka fshehur.
Dhėndri dhe lojėrat e hajdutėrisė
Nėse krijojmė njė pasqyrė imagjinare tė ndarė nė dy sfonde, nė
krahun tjetėr tė ndodhive me nusen, ishin dhe ndodhitė me dhėndrin.
Ai merrej nga djemtė dhe burrat e fisit, tė cilėt e uronin, e
pėrqafonin dhe mė pas loznin me tė, apo e ngacmonin me alegori, por
gjithmonė nė njė sfond tepėr dashamirės dhe nė funksion tė ndezjes
sė atmosferės festive tė dasmės. Pas momentit kur fėmija i vogėl
merr monedhėn nga kėpuca e nuses, nė dhomė hyn dhėndri, i cili i
ngre perēen gruas, pėr ta parė nė fytyrė. Gra e burra nuk kanė
qėndruar asnjėherė bashkė, madje gjithmonė ndarjet bėheshin nė tri
kategori: Gratė, burrat dhe fėmijėt, qė uleshin tė ndarė sipas
klasifikimit dhe nuk pėrziheshin me njėri-tjetrin. Si nė dhomėn e
grave ashtu dhe nga burrat, kryheshin lojėra popullore, tė cilat
sipas traditės, pėr fitues kishin atė qė tregohej mė i zoti ndėr
shokėt pėr tė vjedhur njėri-tjetrin. Shamia e xhepit, qosteku, lekė
e monedha, duheshin shtrėnguar mirė, e nė tė njėjtėn kohė, me sy
kėrkohej preha qė duhej tė humbte, pikėrisht ato objekte qė
hajduti i ruante pėr vete, mos ia vidhnin sy ndėr sy... Ka qenė
dhe njė zakon tjetėr sipas tė cilit, krushqit e nuses, para se tė
jepnin vajzėn pėr grua, provonin dhėndrin sa i zoti ishte. Ata i
vinin si kusht qė ai tė vidhte, p.sh., dashin mė tė mirė tė njė
kopeje qė ata ia caktonin. Nėse dhėndri nuk e bėnte, do tė thoshte
se nuk qe i zoti pėr ta nxjerrė qimen nga qulli dhe nusja nuk i
jepej. Teksa e pyesim pėr kėtė zakon, etnologu Bajramaj, na thotė se
ky nuk ėshtė njė zakon i mirėfilltė vlonjat, por e ka origjinėn mė
tepėr nga barinjtė e malėsisė, tė cilėt kishin si zakon qė ia
vidhnin njėri-tjetrit bagėtinė dhe nėse dhėndrit i vidhej bagėtia
dhe ai nuk vidhte dot, atėherė tregohej se nuk qe i zoti pėr familje.
Dajat, gjithmonė nė krye tė kėndit
Tradita e respektimit tė dajės maksimalisht, madje shumė mė tepėr
sesa xhaxhain, gjendet edhe nė zonėn e Labėrisė. Bajramaj tregon, se
jo vetėm nėpėr dasma, por nė ēdo ceremoni tjetėr, vendet kryesore i
zinin dajat, pastaj krushqit e mėdhenj nė moshė, e kėshtu me radhė....
Daja kishte rėndėsi tė madhe dhe konsiderohej si njeriu mė i
respektuar nė familje, pasi nuk ishte pjesė e familjes, por ishte
vėllai i nėnės dhe miku mė i afėrt i familjes. Vazhdimisht daja ka
qenė personi mė i rėndėsishėm, edhe pėr nusen dhe pėr dhėndrin,
ndėrsa xhajat kishin detyrime nė shtėpi dhe merreshin me punėt e
dasmės. Daja mbante peshėn kryesore tė mbarėvajtjes sė gostive,
muhabeteve, festės dhe krejt ceremonive. Duhet thėnė se fjala e
dajės kishte tepėr peshė; ajo qe urdhėr, qoftė pėr ata qė shkojnė tė
marrin nusen, apo dhe pėr ata qė e sjellin nusen tek dhėndri.
Vallja e Zogave
Njė valle e veēantė me tipare qytetare, nuanca tė sė cilės ndeshen
nė krejt Labėrinė, por edhe mė gjėrė, nė Kosovė, Ēamėri e Maqedoni,
ėshtė Vallja e Zogave. Nė njė anė tė odės, qėndron njė grua bashkė
me vajzat e saj dhe ia nis kėngės me kėto fjalė: Lum kush ka zoga
shumė..., nė anėn tjetėr ndodhej njė grua e vetme, e cila ia
kthente vargun sė parės: Ke ti, por ta marr unė.... E kėshtu, ēdo
herė qė pėrsėriteshin kėto fraza, gruaja e vetme i merrte gruas qė
niste kėngėn nga njė vajzė, simbolikisht, pėr djemtė e saj, kuptohet,
nėpėrmjet kėngės dhe vallėzimit.
Natėn e parė, me nusen fle nipēja i dhėndrit
Natėn e parė, nusja nuk flinte me burrin, por me njė tė afėrm tė
burrit. Kuptohet, qė i afėrmi duhet tė ishte njė nip dhe i vogėl, me
tė cilin nusja flinte natėn e parė. Burri nuk bėhej xheloz pėr kėtė
gjė, pavarėsisht mentalitetit, sepse ishte pėrgatitur gjatė gjithė
jetės pėr tė pritur, pranuar dhe zhvilluar me normalitetin mė tė
madh, kėtė zakon.
Mėngjesi i parė i nuses, pasi ka fjetur me dhėndrin
Nusja, pasi fle me dhėndrin, del e shoqėruar nga kunatat dhe puna e
parė qė bėn, do ti ēojė kafe vjehrrit e vjehrrės, ndėrsa ata i
hedhin para nė tabaka (dhisk). Pastaj, ajo ėshtė e detyruar tė
ndėrrojė rrobet e nusėrisė, pėr tė mbajtur veshjen karakteristike tė
zonės sė gruas tė shtėpisė. Siē pėrfundon me kafet, nusja merr
shtambėn dhe shkon tė mbushė ujė nė burimin e fshatit. Por, qė nė tė
gdhirė, kemi njė fenomen tjetėr tashmė tė harruar, i cili ka qenė
zakon pėr zonėn. Pėr tė treguar virgjėrinė e vajzės, nė mėngjes,
vjehrra var nė oborr ēarēafin qė e ka hequr nga krevati ku kanė
fjetur nusja me dhėndrin, i cili duhet tė jetė i pėrlyer me gjak,
pėr tė treguar se vajza e ka ruajtur nderin dhe ka qenė e virgjėr.
Por jo gjithnjė dasmat shkonin mirė...! Nėse burri sdo ta gjente
vajzėn e virgjėr, atėherė ai e kthente nė shtėpi. Kėtu nuk kishte
ndonjė problem mes familjeve, pasi vajza kthehej mbrapsht pa ndonjė
qejfmbetje, por ata qė e mbanin pėrgjegjėsinė mė tė madhe ishin
mblesėt, tė cilėt kishin dalė edhe garant pėr vajzėn. Ka pasur raste
qė kėto probleme janė mbyllur me vrasje, ashtu siē ka ndodhur qė
janė mbyllur edhe me mirėkuptim.
Matriakati i fshehur
Gruaja ka pasur pushtet tė madh nė zonėn e Labėrisė. Zakonisht, kush
luan rolin mė tė rėndėsishėm nė shtėpi, ėshtė dhe mė i fuqishmi. Nė
zonėn e Labėrisė, burrat shkonin nė mal pėr tė kullotur bagėtitė,
apo nė luftė e kurbet. Nė tė tilla raste, gruaja me moshė mė tė
madhe nė familjes, pra zonja e shtėpisė, bėnte ligjin. Ajo mbante
paratė, bėnte llogaritė pėr tė gjitha gjėrat, deri tek mė delikatet,
pra, luante rolin kryesor nė ekonominė e shtėpisė dhe sigurisht,
kishte pushtet mė tepėr edhe se burri, por me njė pėrjashtim: Kjo
nuk ndodhte nė ato familje, burrat e tė cilave quheshin Burra tė
Kuvendeve, tė cilėt kishin pushtet absolut nė shtėpitė e tyre.
Lindja, vjehrra e lidhte nusen nė stallėn e bagėtive
Kur nė njė familje labe kishte lindje, lajmi nuk trumbetohej me tė
madhe. Tingėllon duke zgjuar habi, por ėshtė e vėrtetė! Bajramaj
tregon se nuk duhej ta merrte vesh njeri ditėn e lindjes sė njė
fėmije, pasi syri i keq dhe magjitė, mund tė dėmtonin foshnjėn.
Zakonisht lindjet bėheshin nė shtėpi dhe dita nuk tregohej e saktė.
Kishte gra qė merreshin me kėtė punė. Sipas zakoneve pagane qė kanė
ekzistuar deri vonė, vjehrra e merrte nusen dhe e lidhte nė stallėn
e bagėtive nga tė dyja duart dhe e linte aty tė ulėrinte e vetme,
derisa tė lindte. Kuptohet qė, nėse fėmija do tė lindte mashkull,
festa do buēiste edhe mė shumė, por edhe nė rast se fėmija qe
vajzė, gėzimi dhe festa vazhdonin, pasi vinte nė botė fėmija i parė
pėr ēiftin. Peshqeshet mė tė mėdha ishin tė vajzės nga prindėrit e
saj, kur lindte fėmja, pas 40 ditėsh. Nėna e re, e merrte pjellėn e
vet dhe e ēonte tek familja e saj, pėr tu rikthyer pas disa ditėsh
tek shtėpia e dhėndrit, bashkė me peshqeshe tė shumta...
Vdekja, gra qė ngrejnė kujė dhe ējerrin fytyrėn
Ka qenė shumė interesante edhe tradita e vdekjeve, pėrsa i pėrket
zonės sė Labėrisė tė Vlorės. Mėnyra e ritualeve dhe e pėrjetimit tė
njė vdekje, varej nga mėnyra se si kishte vdekur njeriu dhe nga
mosha e tij. Nė rast se i ndjeri ishte nė moshė relativisht tė re,
atėherė kuja ishte mė e madhe, ngashėrimi mė rrėnqethės, kurse, kur
ai qė ndahej nga jeta ishte i moshuar, atėherė kuptohet qė dhe vaji
do tė ishte i njė shkalle mė tė ulėt, pasi vdekja normalisht, nė ato
raste, pritet si proces i natyrshėm. Novruzi tregon pėr
Shekulli-Kontakt se, kur isha nė Radhimė si mėsues, ndodhi qė njė
djalė i mrekullueshėm rreth tė 30-ve tė vdiste pasi e zuri korenti.
Pashė qė gratė e fshatit dolėn nė pjesėn mė tė ngritur tė fshatit
dhe ulėrinin me tė madhe e ēirrnin faqet. I pashė me sytė e mi, qė
fytyrat e tyre u mbushėn me gjak.... Pasi vdes personi, sigurisht
qė ndėr tė parat veprime qė bėhen, pas kontrollit mjekėsor, janė
pėrgatitjet higjienike, rregullimi, larja, veshja, prerja e thonjve,
parfumosja, etj. Njė traditė tjetėr e veēantė e vlonjatėve, ėshtė
mėnyra e pėrcjelljes sė tė vdekurit drejt banesės sė fundit. Nė
Tragjas tė Vlorės e kanė pasur si zakon, qė arkivoli i tė vdekurit,
nė ēdo lagje qė kalonte, mbahej nga banorėt e lagjes pėrkatėse.
|